De Biasi: Ja çfarë dhurate pres nga djemtë e kombëtares për 60-vjetorin

De Biasi: Ja çfarë dhurate pres nga djemtë e kombëtares për 60-vjetorin

50
0
Shares

Bashkia e qytezës franceze Perros Gueric ka surprizuar trajnerin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, duke organizuar një ceremoni të veçantë për 60-vjetorin e tij. Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë, kreu i Federatës Franceze të Futbollit, drejtues të FSHF-së dhe lojtarë të Kombëtares.
Ndërkohë, Gianni de Biasi e pret një dhuratë për 60-vjetorin e datëlindjes së tij edhe nga djemtë e kombëtares.
Kualifikimi i mëtejshëm do të ishte, tha vetë De Biazi, dhurata më e mirë për 60-vjetorin dhe këtë dhuratë e pret këtë të diel në ndeshjen kundër Rumanisë.
De Biasi u shpreh optimist se një fitore ndaj Rumanisë, përveç tri pikëve mund t’i kualifikojë edhe si një nga ekipet e katërta më të mira të vendeve të treta në grupe.
“Ditëlindja ime përkon me datat kur luhen europianët dhe botëroret, por asnjëherë nuk e kisha menduar që sot të ndodhesha këtu me Shqipërinë. Urime kam marrë shumë sot. Filluan që mbrëmë dhe më duhet t’u përgjigjem ende miqve”, u shpreh trajneri i kombëtares.
“Dhurata më e mirë do të ishte mundësia e kalimit të fazës së mëtejshme pas grupeve me një fitore të dielën ndaj Rumanisë”.
Duke komentuar ndeshjen e djeshme ndaj Francës, ku kuqezinjtë u ndëshkuan vetëm në minutën e fundit, trajneri italian tha se, lojtarët bënë një lojë të madhe, por theksoi se dëmtimet penalizuan Shqipërinë.
“Përqindjet e gabimeve u takojnë juve t’i vendosni. Fakti që më dhemb më shumë është se disa nga lojtarët nuk arritën ta përfundonin ndeshjen për shkak të problemeve fizike dhe kjo na detyroi të bënim zëvendësime të detyrueshme”, tha trajneri.
“Ajo që mua më pëlqen dhe që u thash edhe lojtarëve në fushën e lojës është se në bëmë një ndeshje fantastike në të gjitha pikëpamjet. Kundërshtarin e vumë disa herë në vështirësi dhe nuk e lamë që të na nëpërkëmbte deri në fund të lojës”, u shpreh De Biasi në një lidhje për “Super Sport”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY