EURO 2016/ Zvicra barazon me Rumaninë, mban gjallë shpresat e Shqipërisë

EURO 2016/ Zvicra barazon me Rumaninë, mban gjallë shpresat e Shqipërisë

38
0
Shares

Zvicra ka barazuar sot me Rumaninë, në ndeshjen e dytë të saj për Grupin A, të “Kampionatit Europian të Futbollit “Francë 2016” Ky barazim ndërsa ka qenë një hap i sigurt për zviceranët, është edhe një shpresë për Shqipërinë.
Në ndeshjen e sotme kanë qenë rumunes që kanë kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 18-të nga pika e bardhë e penalltisë Bogdan Stancu çoi topin në rrjetë, e gjitha kjo pas një ndërhyrjeje të Stephan Lichtsteiner brenda zonës.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 57-të nga lojtari me origjine shqiptare Admir Mehmedi, i cili me një goditje të fortë brenda zonës e mposhti portierin kundërshtar.
Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është ndaj Francës, kurse Rumania luan ndaj Shqipërisë.
Zvicra aktualisht ka 4 pikë dhe është ne vendin e parë në grup, kurse Rumania dy. Por, të dyja me një ndeshje më shumë se Shqipëria dhe Franca, të cilat luajnë nga ora 21:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY