EURO 2016/ Shqipëria reziston 89 minuta, Franca na ndëshkon 2 herë në...

EURO 2016/ Shqipëria reziston 89 minuta, Franca na ndëshkon 2 herë në minutat e fundit

50
0
Shares

Shqipëria është ndëshkuar në minutat e fundit në ndeshjen me Francën.  Një goditje me kokë e Griezman në minutën e 90, ka kaluar Francën në avantazh.
Pas 5 minuta shtesë, në minutën e fundit të shtesës, ka qenë Payet (Paje) i cili nuk gabon, por pas një aksioni model të Francës, shënon golin e dytë.

Pjesa e dytë, minutë pas minute


ppMin
95′ – Payet dyfishon rezultatin. Shenon ne minuten e 95
Min
89′ – Griezmann kalon Francen ne avantazh. Arbitri akordon 5 min shtesë
Min
85′ – Shqiperia po mbron porten me 10 lojtare dhe francezet qe provojne pareshtur per te kaluar ne avantazh.
Min
83′ – Ajeti del nga fusha e lojes per t’ja lene vendin Federic Veseli.
Min
81′ – Me 60% te mbajtjes se topit, Franca ka kryer plot 15 raste, ndersa 7 numerohen per lojtaret kuqezi.
Min
73′ – Del Burim Kukeli, futet Taulant Xhaka
Min
68′ – Olivier Giroud godet shtyllën, shpeton Shqiperia
Min
67′ – Del Coman, futet ne fushen e lojes Antonie Griezmann
Min
55′ – Kukeli denohet me karton te verdhe.
Min
53′ – I sapofuturi ne loje, Paul Pogba gjuan nje predhe nga jashte zone por gjuajtja perfundon siper portes.
Min
51′ – Memushaj godet shtyllen pas nje krosi perfekt te Hysaj. Menjehere pas sulmit te Shqiperise, hidhet ne kundersulm Franca me Payet.
Min
47′ – Sapo fillon pjesa e dyte dhe Franca hidhet serish ne sulm me Coman i cili nuk shfrytezoi sic duhet nje kros te Matuidi.
Min
45′ – Deschamps ka futur ne fushen e lojes Paul Pogba duke nxjerre Martial. Nderkohe nga stoli i kombetares shqiptare kande dale ne nxemje Cikalleshi dhe Roshi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY