EURO 2016/ Francë – Shqipëria 0 – 0, pjesa e parë minutë...

EURO 2016/ Francë – Shqipëria 0 – 0, pjesa e parë minutë pas minute

52
0
Shares

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së futbollit Francë – Shqipëria. Një rast i minutës së fundit për Shqipërinë, ishte dëshmia e një pjese të parë shumë të mirë nga ana e ekipit kuqezi.
Për 45 minutat ekipi shqiptar demonstroi një lojë të organizuar në të gjitha repartet.

Pjesa e parë minutë pas minute


fffMin
45+1′ – Perfundon pjesa e pare 0-0
Min
42′ – Lila fiton një faull ne kufijte e zones se portierit Lloris pas nderhyrjes së rrezikshme të Evra. Memushaj merr persiper goditjen e denimit, por topi i tij perfundoi siper kuadratit
Min
40′ – Hysaj del ne kundersulm të shpejtë nga krahu i majtë, por krosi i hedhur ne zone nga ai, nuk arrihet nga Sadiku dhe Lenjani
Min
38′ – 2 korne te njepasnjëshme nga kombëtarja shqiptare por asnjë rrezik per mbrojtjen e Les Bleus.
Min
30′ – E gjithë skuadra e Francës është hedhur në sulm, duke ushtruar presion në gjysmefushen e shqiptareve
Min
25′ – Vetëm disa centimetra e ndanë Armando Sadikun ta dërgojë topin në rrjetën e francezeve pas nje krosi të devijuar të Hysajt. Topi perfundoi ne duart e Lloris.
Min
23′ – Nje rast i rrezikshem në portën e Shqiperise pas nje kombinimi te Dimitri Payet dhe Antony Martial.
Min
16′ – Ajeti ka rrezikuar me një top të larguar jo mirë nga zona që perfundoi ne korrne.
Min
13′ – Lenjani ka depërtuar në zonen franceze me nje sulm te shpejte, por topi i goditur prej tij ka perfunduar jashtë
Min
9′ – Në dallim nga ndeshja me Zvicren, futbollistët tanë po ushtrojnë presion ndaj bluve të Francës sapo ata marrin topin në posedim.
Min
6′ – Ndeshja ka nisur me ritëm për të dyja skuadrat, me Francën që qarkullon topin në mesfushë dhe kuqezinjtë që kërkojnë të thyejnë aksionin e Gjelave.
Min
3′  – Franca kryen sulmin e pare me Oliver Giroud me një goditje me kokë të përfunduar sipër kuadratit.
1 minutë heshtje në nder të një polici francez dhe bashkëshortes së tij të vrarë  Jean Baptiste Slavaing dhe Jessica Schneider në Paris pas një sulmi terrorist
Min
00:00 – Këndohen himnet e dy ekipeve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY