FOTO LAJM/ Nesër Shqipëri – Zvicër, Graniti dedikim special për Taulantin

FOTO LAJM/ Nesër Shqipëri – Zvicër, Graniti dedikim special për Taulantin

69
0
Shares

Përpara sfidës së shumëpritur “vëllazërore” Shqipëri – Zvicër, Granit Xhaka që do të luajë për fanellën zvicerane i ka bërë një dedikim special të vëllait të tij të madh Taulant, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Graniti e përshkruan vëllanë si modeli i jetës së tij, dhe se një ndeshje nuk do t’i hyjë kurrë në mes pavarësisht çdo gjëje.

niti“Vëllai im, ne të dy kemi qenë gjithnjë të bashkuar, pavarësisht çdo gjëje. Nesër do të jetë hera e parë që ne përballemi me njëri-tjetrin në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta do të qëndrojmë së bashku ashtu siç vëllezërit bëjnë. Një ndeshje nuk do të na hyjë kurrë në mes, qoftë si shokë qoftë si vëllezër. Të uroj shëndet dhe fat në ndeshjen e nesërme. Ti je dhe gjithnjë do të jesh shembulli im”,
shkruan Granit Xhaka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY