Kryetari francez i bashkisë e di rezultatin Francë-Shqipëri

Kryetari francez i bashkisë e di rezultatin Francë-Shqipëri

40
0
Shares

Kryebashkiaku i qytezës së vogël franceze të Perros Guirec, Erven Leon, bën një parashikim të veçantë për kuqezinjtë para Europianit.

Futbollistët dhe stafi i Kombëtares janë akomoduar prej disa ditësh në këtë qytezë, në pritje të finaleve të “Euro 2016” dhe atmosfera që kanë krijuar duket se ka ndikuar edhe tek qëndrimi i kryebashkiakut.

Në një intervistë televizive të dhënë për “TCH”, Leon beson se ndeshja Francë-Shqipëri do të dalë në barazim. “Mendoj se rezultati do të dalë 1- 1. Shoh një rezultat të mirë në Marsejë dhe më pas shumë media këtu në Perros. Shpresoj dhe uroj që Franca dhe Shqipëria të kualifikohen për në turin tjetër”,-thotë ai.

Parashikim i kryebashkiakut vjen dy ditë para se Franca të luajë ndeshjen e parë me Rumaninë, dhe kur shumë protagonistë të futbollit francez urojnë për një fitore të ekipit të tyre.

Ndërkaq, i pyetur për flamujt kuqezi në Perros Gurirec, kryebashkiaku thotë se i ka kërkuar dyqaneve që të mbajnë flamurin shqiptar dhe francezin njëkohësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY