INTERVISTA/De Biasi ndër të tjera nuk e di himnin tonë kombëtar!

INTERVISTA/De Biasi ndër të tjera nuk e di himnin tonë kombëtar!

67
0
Shares

Në një intervistë në Tonight të gazetares së Ora Neës, Ilva Tare, trajneri i kombëatres shqiptare rrëfen gjithçka dhe pa doreza lidhur me futbollin e skuadrës së tij dhe shumë gjëra të tjera për të cilat nuk ka folur kurrë më parë.

Gianni De Biasi, faleminderit për këtë intervistë.

Është kënaqësi të jem me ju sonte.

E kuptuat se çfarë thashë unë dhe prezantimi?

Po po, mjaftueshëm. Unë bëj sikur nuk e kuptoj shqipen kur më intereson

Në këtë rast besoj se ju intereson ajo çfarë thamë, që shqiptarët ju konsiderojnë si një hero i kombit.

Është një ekzagjerim. Besoj se jam një njeri që jam përpjekur të bëja të mundur diçka që të gjithë mendonin se ishte e pamundur. Kështu që besoj se me punë dhe me mbështjetjen e stafit dhe të djemve ia kemi dalë për diçka të bukur dhe të jashtëzakonshme.

E thënë kështu, duket gjë e lehtë por mendoj se nuk ka qenë kaq e lehtë. Mund të na tregoni rrugëtimin, si ishte Shqipëria kur erdhët?

Unë kam filluar para 4 vitesh e gjysmë, mbaj mend në kohën e krishtlindjeve të vitit 2011, kur erdha për herë të parë në Tiranë dhe ishte një herë e parë jo e mirë pas një dite shumë të keqe, binte shi, mbërrita vonë në aeroport dhe një ditë më pas në mëngjes, u takova me Presidentin e federatës, pastaj takova për herë të parë edhe ju të mediave, pra një takim i mirë por me më pak zhurmë sepse nuk ishte gjithë ky interes dhe gjithë ky ankth. Pritej nga një trajner italian që të jepte disa rezultate të menjëhershme ndërkohë që më kujtohet mirë se në konferencën time të parë, thashë që duhet të punojmë shumë, të sakrifikojmë dhe unë do të jap gjithë pasionin tim për të arritur renditjen e Shqipërisë.

E njihnit futbollin shqiptar? Kishit parë…?

Jo, shumë pak. Shumë pak, sinqerisht njihja vetëm Erion Bogdanin si përfaqësuesin shqiptar në Itali, njihja Valon Behramin, kosovar por me origjinë shqiptare. Në Itali nuk kishte numër të madh lojtarësh shqiptarë. Kisha pasur Igli Taren si lojtar për një muaj kur isha në Brescian, pastal ai shkoi në Bolonja. Pra njohja ime me futbollin shqiptar përfundonte aty.

Po njohuritë për Shqipërinë si sihin?

Zero absolute. Besoj se nuk do të vija kurrë po të mos ishte për një arsye pune. E them sinqerisht. Mund të thoja që ëndërroja të vija të vizitoja Shqipërinë, por jo. Duket pak larg nga ajo që një italian planifikon për pushime, koncepti i një italiani për të ardhur në Shqipëri për pushime nuk ekziston. Për këtë jam munduar t’i bëj shumë publicitet pasi kam parë jugun e Shqipërisë, pasi pashë një det shumë të bukur dhe vende interesante. I kam thënë miqve të mi që nëse doni, mund të shkoni të bëni një xhiro andej se është shumë bukur.

Por kishit dëgjuar dhe kishit parë në vitet ’90 anijet me shqiptarë refugjatë. Ajo që flitet për shqiptarët në Itali, që janë hajdutë, kriminelë. E kishit ndopak idenë se ku po vinit?

Le të themi se eksodi i shqiptarëve që erdhën në Bari nga Vlora është në kujtesën e të gjithëve sepse sipas meje ishte një tragjedi e pabesueshme e një emigracioni masiv në një situatë me rrezik dhe vështirësi të mëdha. Të humbisje njerëzit që kërkonin të shihnin nëse përtej detit, kishte mundësi për të krijuar një jetë më të mirë për njerëzit e dashur dhe për veten e tyre. Besoj se italianët kanë qenë shumë mikpritës, veçanërisht popullsia pulieze në të cilën unë kam shumë miq, kanë qenë shumë të gatshëm për t’i pritur shqiptarët. Pastaj është e qartë që kur je në kushtet e vështirësisë ekstreme, për të siguruar bukën, edhe do të vjedhësh, kjo nuk ka diskutim. Por me siguri sot diskutimi për shqiptarët që vidhnin shtëpitë tek italianët, nuk është më ai që ka qenë.

Kam vënë re diçka që më bëri përshtypje. Fotoja juaj e ëhatsappit, është një foto e Nënë Terezës. Përse kjo zgjedhje?

Sepse unë jam shumë besimtar dhe gjithmonë e kam konsideruar Nënë Terezën si një njeri të jashtëzakonshëm që gjithmonë i ka dhënë përparësi interesit të të tjerëve në vend të interesit vetjak. Ka rrezikuar të sëmurej duke punuar me të sëmurët me lebrozë, me njërëzit më të përulur të botës dhe kjo për mua është shenjë e një zemërgjerësie të madhe dhe të një shpirti të jashtëzakonshëm.

Për Nënë terezën keni dëgjuar kur nuk punonit në Shqipëri por më përpara.Pra është një rastësi?

Le të themi se në kishë, Nënë Tereza është një figurë e dobishme, një njeri shembullor dhe fakti që është me origjinë shqiptare më ka mbushur me krenari. Që ditën e parë që erdha në Shqipëri dhe mora numrin celular shqiptar, vura foton e Nënë Terezës.

Pra ndoshta në subkoshiencë e dinit që në të ardhme do të kishit mundësinë të punonit për shqiptarët me shqiptarët…

Po, mund të jetë një rastësi ose një skenar që vjen nga lart. Unë jam mësuar ta marr jetën seriozish,t nëse diçka ndodh, duhet të ndodhte.

Kur kam lexuar për të bërë këtë intervistë, duhet t’jua them sinqerisht që nuk është e lehtë, nuk kuptoj shumë nga futbolli por ju si trajner sipas meje, dhe ju kam ndjekur shumë këto vitet e fundit me kombëtaren shqiptare, keni bërë pak më shumë se sport. Keni bërë pak politikë, pak imazh për vendin, kështu që përfitoj nga rasti për t’ju falenderuar për kontributin tuaj. Në momentin që keni pranuar për të punuar për kombëtaren e Shqipërisë, ishit pak i zhgënjyer nga futbolli italian, nga Seria A, jua shpifte dhe kishit vendosur të punonit aty ku ishit i paguar dhe i çmuar më shumë. Kjo ishte atmosfera?

Pjesa e fundit nuk është e saktë, jo ‘më i paguar sepse paguhesha më shumë në vend tjetër. Kam pranuar të fitoj shumë më pak, por shumë më pak por të kisha ama një liri për të manovruar. Të kthehesha të bëja atë që kam bërë në shumë pak raste në Itali, në rastin në fjalë, ku gjithmonë kam punuar mirë aty ku mund të punoja dhe të bëja trajnerin në 360 gradë, kjo për mua ishte thelbësore. Erdhi një zhgënjim në Udine, një klub që e mendoja të nivelit të lartë por jam ndjerë shumë keq. Mendoj se është një nga vendet ku unë kam punuar më keq nga të gjitha.

Ç’do të thotë të punosh në 360 gradë?

Do të thotë të kesh mundësinë të zgjedhësh lojtarët, të zgjedhësh projektet, t’i ndash me klubin dhe jo të marr gjithmonë atë që vjen me erën. Ajo që kalon, për mua nuk është në rregull. SHpesh na qëllon të punojmë me lojtarë që gjejmë në skuadër edhe nëse nuk bëjnë pjesë në mentalitetin tonë, në filozofinë tonë, natyrisht nuk mund t’i shesim sepse mbase nuk kanë treg, sepse kanë kontratë shumëvjeçare dhe të kushtëzojnë dhe kjo kushtëzon edhe punën tënde.

Kam lexuar edhe që në Itali, kolegët që merren me sportin, në analizën e tyre, ju konsiderojnë si një italian që u përshtat me mentalitetin shqiptar, duke u përpjekur të sjellë një copë futbolli italian por duke luajtur një futboll shqiptar. Më pas u shndërruar në një shqiptar më shumë se shqiptarët. E gjeni veten në këtë përshkrim?

Le të themi që po. Për mua, të punosh në një vend, në një klub, në një federatë, në një vend si Shqipëria, kam nevojë të ndjehem se bëj pjesë në këtë vend, në këtë ambient, për të provuar të njëjtat emocione, gëzimet dhe çdo gjë që është e mundur, dhimbjet sa më pak, sa më pak i njejmë, aq më mirë është. Të jesh pjesë integrale e ambientit që jetoj. Besoj se që nga koha që ndodhem këtu, jam ndjerë shumë afër me shqiptarët, jam përpjekur ashtu siç thatë edhe ju mëparë, të eksportoj një imazh totalisht të ndryshëm nga ajo që ksihim krijuar ne 25 vjet më parë.

Por dua të këmbëngul pak. Si e gjetët mentalitetin shqiptar?

O Zot! Një mentalitet mjaftueshëmrisht i ndryshëm nga ai italian, të paktën për pjesën veriore të Italisë. Ne nga veriu i Italisë jemi me të vërtetë të përpiktë, të saktë, punëtorë të mëdhenj etj. Nuk jetohet dita për të qenë i qartë, ndërsa mentaliteti këtu është që atë që mund ta bëj sot, mund ta bëj edhe nesër, nuk ka problem. Ndërsa për ne është shumë e rëndësishme t’i bëjmë gjërat, t’i bëjmë mirë dhe t’i bëjmë sa më parë të mundemi.

Dhe ishte e vështirë të punoje me këtë mentalitet? Si e krijuat një model tuajin funksional me këtë mentalitet që gjetët?

Ju e dini mirë se të ndryshosh mentalitetin e njerëzve, të ndryshosh zakonet e njerëzve, është një nga gjërat më të vështira në botë.

Ose e pamundur…

Ose e pamundur. Por përpiqesh të sjellësh ditë pas dite një gjë të re, konstruktive, mendimi që duhet të jetë gjithmonë i përkushtuar ndaj përmirësimit konstant përditë, dhe jo të kënaqesh me atë që ke arritur. Në dyvjeçarin e parë tonë, për kualifikueset e Brazilit, bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, ku ishim të dytët në klasifikim. Në pjesën e dytë të sezonit, ishim shumë keq. Cila është pyetja që shtrohet? Përse? Unë një përgjigje jam munduar ta gjej dhe ne në situata vështirësie, sikleti apo atëherë kur duhet të japim edhe resurset e fundit, arrijmë të bëjmë diçka. Kur ndihemi të shpërblyer, dhe që e kemi bërë tonën, është momenti kur fillon dhe tatëpjeta. Ne për kualifikueset e dyta për europianin, e kemi ndryshuar këtë mentalitet. E kemi ndryshuar spese pak janë ndërruar lojtarët dhe pak sepse nga forca për të këmbëngulur dhe për të punuar me mendjen, diçka ka ndryshuar.

Pra, nëse mund të ma rikujtoni ditën e parë kur keni takuar lojtarët e skuadrës dhe i thatë se kjo është mënyra ime për të punuar. Nuk besoj se të gjithë ishin të kënaqur?

Takimi i parë ishte në 29 shkurt dhe luanim kundër Gjeorgjisë në Tbilisi. Ditën që i takova djemtë, i dhashë një letër sepse fatkeqësisht ngaqë nuk flisja shqip. Shkrova një letër që e përktheu përkthyesi ynë, Denisi. Shpresoj të ma ketë përkthyer mirë sepse e rëndësishme për mua është të prekësh aspektin sentimental sepse ai ishte objektivi i rëndësishëm. Nga ai moment e në vazhdim, kuptova se nëse më kishin ndjekur, nëse ishin përpjekur të dëgjonin ato që ishin kërkesat e mia, me shumë mundësi do të mund të bëheshin në pak kohë, djem që do të ishin krenarë që e çuan Shqipërinë për herë të parë në një kampioant të rëndësishëm. Besoj se nga aty nisi gjithçka. Ne jemi këtu jo për të kaluar kohën apo për të bërë disa para. Jemi këtu për t’u përpjekur të arrijmë një objektiv të rëndësishëm. Duke vënë objektiva, mendoj se është një nga supozimet, dhe mundësisht objektiva të mëdhenj, jo të vegjël.

Në Tbilisi një humbje minimale por një humbje gjithsesi. SI ju duk kombëtarja? I thatë vetes, O Zot ku më ke sjellë?

Jo. Para së gjithash kishim shumë mungesa, shumë lojtarë që nuk mund të vinin në atë ndeshje. Njëri mbi të gjithë, Lorik Cana, nuk ishte në atë ndeshje dhe shumë të tjerë. Ishte për mua një ndeshje eksperimentale, duhej të përpiqesha të kuptoja si ishim dhe çfarë mund të bënim. Por pashë që nga ajo ndeshje, diçka interesante doli në pah. Më pas gjërat zhvillohen me kalimin e kohës.

Por golin në Tbilisi e shënoi Edgar Cani që e kishit thirrur ju në kombëtare. Është diçka që doja t’ju pyesja sepse nga ajo që kam lexuar, është diçka që ju karakterizon. De Biasi konsiderohet trajner që ka ndryshuar kombëtaren radikalisht dhe totalisht me lojtarë të rinj. Si ishte ky rrugëtim?

Ishim në një moment ku ishin shumë futbollistë të tipit Altin Lala, Skela, të tjerë që tani nuk i kujtoj që po përfundonin praktikisht ciklin e tyre, kishin kaluar moshën. Ishte e nevojshme të ndryshohej dhe të rinohej skuadra. Duhej ta bënim në kohën kur duhet të luanim ndeshjet e kualifikueseve. Besoj se objektivi që kishim përballë ishte një objektiv shumë i vështirë për t’u realizuar dhe në të njëjtën kohë duhej të merrje rezultatet për ndeshjet në fushë. Kjo ishte një situatë shumë e vështirë. Por me kalimin e kohës kemi sjellë prurje të reja, gjetëm lojtarë të rinj dhe sot besoj se kemi një numër lojtarësh të rinj, relativisht të rinj dhe që mund të jenë të dobishëm për këtë grup lojtarësh.

Si ia bëtë? Keni shëtitur nëpër botë për të vëzhguar lojtarët që ju dukeshin të aftë dhe i ke pyetur: Mos ke origjinë shqiptare? Ndonjë gjysh, apo ndonjë që mund të merrni nënshtetësinë shqiptare dhe të luani me Shqipërinë? Si ishte?

Le të themi se ndodhi kështu. Përshtypjen e parë e krijonim në internet, shihnim lojtarët që mund të ishin interesantë për ne nga këndvështrimi tekniko-taktik. Më pas ishte nevoja të shikoje nëse ky lojtar, përveçse ishte i aftë teknikisht dhe taktikisht, kishte edhe idenë dhe filozofinë tonë të futbollit.

Por mendjen nuk e kishe në video. Duhet të shkoje t’i takoje…

Duhej t’i takonim, duhej të flisnim, duhej të kuptonim, në shumë pak koh, për të krijuar një ide nëse ai mund të ishte një lojtar i dobishëm për rastin tonë. Kemi bërë 70 udhëtime, unë dhe bashkëpunëtori im që ka bërë më shumë se unë, Tramezzani. Besoj se ishte një punë që duhej bërë nëse duhej bërë diçka cilësore.

Janë 13 lojtarë që janë natyralizuar si shqiptarë në vitet që ju keni drejtuar kombëtaren. Ishin të lumtur që do të vinin të luanin për Shqipërinë apo sihin me mëdyshje?

Ishin rezistentë. Unë besoj se ata kishin dëshirë kur vendosën të luanin për ne, dhe kur ne i kemi kërkuar, ata kanë qenë të gatshëm. Ndoshta jo të gjithë kanë pranuar në tentativën e parë. Ndonjërin edhe e kemi ndjekur sepse mendonin se ishte i rëndësishëm për atë që kishim në mendje, sot nuk i ndjekim më. Sot ka ndryshuar historia. Sot janë ata që na ndjekin ne dhe ky është një aspekt shumë interesant për t’u nënvizuar.

Ndjesë nëse këmbëngul sërish. Vendimin për të marrë lojtarë të rinj, ka lënë të pakënaqur të ashtuquajturit legjionarë të kombëtares. Si kanë reaguar ata ose njerëzit që ishin afër tyre? Kanë bërë presion?

Absolutisht jo. Unë kam patur fatin dhe e kam ende fatin të mos kem presione dhe të kem dorë të lirë për të bërë punën time pa ndërhyrje. Ky është aspekti që kam nënvizuar gjithmonë dhe që është mënyra ime e punës. Unë gaboj me kokën time por dua të bëj gjërat që vendos unë të bëj. Lojtarët shqiptarë, ata që meritojnë të luajnë, vijnë me mua në fushë. Është e qartë se ndonjë që luan në kampionatin shqiptar, ka qenë me ne në dyvjeçarin e parë dhe në një pjesë të dyvjeçarit të dytë, por në fund kemi vendosur për zgjidhje të tjera edhe me lojtarë që kanë pak a shumë të njëjat cilësi por kanë më shumë eksperiencë ndërkombëtare ose që kombinohem më mirë me lojtarët e tjerë, arrijnë të bëjnë më shumë skuadër, më shumë grup se lojtarë të tjerë që mbase kanë edhe ndonjë cilësi më shumë. Ne na intereson që skuadra të jetë më shumë kohezive, më shumë e bashkuar dhe të mos ketë shkëputje nga ky këndvështrim.

Po më thoni se njerëz që punojnë në federatë apo të tjerë që kanë zë të rëndësishëm në futboll nuk ju kanë thënë se duhet të marrësh këtë lojtar apo ndonjë tjetër?

Kurrë. ASkush nuk më ka udhëzuar ndonjë zgjedhje apo gjëra të tilla. Të gjitha zgjedhjet i kam bërë unë dhe nga stafi im dhe duhet ta përsëris, me shumë liri që është një nga gjërat që vlerësoj më shumë.

E ksihit vendosur në kontratën e punës?

E quaja si të mirëqenë. Nëse do kishte ndërhyrje do të kisha ikur menjëherë.

Kur pranuat të ishit trajner i Shqipërisë, kishit pritshëmri për Euro 2016 apo nuk e mendonit?

Jo, kisha pritshmëri për të shkuar në Brazil 2014 në fakt. Donim të habisnin me efekte speciale dhe nuk ia arritëm. Ia arritëm vetëm për gjysmën e rrugës dhe…

Kishit nevojë për një magji…

Të një magjie sepse ksihte nevojë për një mrekulli. Ne kemi bërë mirë. Kur unë erdha këtu, objektivi ishte të përmirësoja këtë kombëtare dhe për ta sjellë sa më parë afër një kompeticioni europian. Por ju e dini shumë mirë që nga e thëna në të bërë, ka shumë punë.

Sigurisht. Ajo që po më thonit më parë. Filozofia. Jo vetëm një lojtar i mirë por që ka të njëjtën dëshirë për të luajtur në skuadër që nuk është gjithmonë e thënë në futboll për aq sa lexoj në gazeta. Si e lidhët këtë martesë të aftësisë dhe dëshirës?

Si fillim besoj se kur dikush punon në skuadër, ndarja e punës me të tjerët është e rëndësishme. Bashkimi i të njëjta ideve, i të njëjta objektivave, të mundohesh të mendosh në shumës, pra, ne bëjmë, ne fitojmë, ne luftojmë dhe jo unë, unë, unë. Uni duhet të zhduket sepse skuadra duhet t’i japë mundësinë një njeriu për t’u përmirësuar, i jep një ndihmë të madhe për t’u shprehur më mirë në fushë. Skuadra është uni i të gjithave, skuadra vjen përpara të gjithave. Nuk ka individ, nëse nisesh nga individëd, nuk do të kesh kurrë rezultat. Mund ta bëhs njëherë por në kohë të gjatë, do të humbasësh me siguri. Është skuadra që është baza e të gjtihave, nuk ka një lojtar që për ne është i pazëvendësueshëm. Për ne është e domosdoshme që shumë lojtarë të mendojë në një njëjtën mënyrë dhe të japin nga vetja duke luftuar për çdo top.

Por ndërsa ju bëni thirrje për ‘ne’, ka ego individuale të forta që ndoshta…

Të qëndrojnë larg në periferi. Të qëndrojnë në periferi do të thotë të qëndrojnë jashtë fushe. Një vend ka edhe jashtë fushe. Nëse vazhdon të jesh egoist, dalin pak më shumë nga fusha, shkojnë në tribunë dhe më pas dalin jashtë nga të gjitha. Ka dy faza.

Ka patur shumë raste të ngjashëm?

Le të themi që jo. Politisht të themi jo.

Politikisht, po ndërshmërisht?

Ndershëmrisht, shumë pak besoj që… e di, e rëndësishme është të mos vësh interesin personal mbi atë të skuadrës. Kjo ka qenë baza e rezultatit tonë që përfunduam në Francë.

E dëgjova konferencën tuaj për shtyp kur nxorrët listën me lojtarët që grumbulluat për Euro 2016. Dëgjova diçka që më bëri përshtypje dhe do doja një përgjigje sa më shteruese. Flisnit për skuadrën, dua lojtarë që duan të kontribuojnë për skuadrën dhe të jenë një skuadër dhe nuk dua lojtarë që varin turinjtë kur Shqipëri fiton dhe gëzohen kur Shqipëria humbet. Kush janë këta?

Jo, nuk kam thënë tamam kështu. Po e them edhe njëherë atë që kam thënë se e mabj mend mirë. Unë thashë që do të doja të shihja një grup lojtarësh që pavarësisht nga fakti nëse luajnë apo shkojnë në pankinë të jenë të buzëqeshur dhe jo të varin turinjtë. Përse? Sepse kontribuon duke na dhënë diçka të rëndësishm. Unë besoj se është thelbësore dhe kuptoj zhgënjimin e dikujt që nuk luan dhe gëzimin e atij që luan por duhet të jemi të gjithë tifozë e atyre që janë duke luajtur. Më pas do të bjerë radha të luash. Nëse dikush që është jashtë var turinjtë, nuk të sjell një ambient të qetë. Ne kemi nevojë për qetësi në ambient por edhe të ndarjes së gëzimit të atyre që janë duke luajtur. Kjo quhet të bashkëpunosh dhe të bësh skuadër.

I keni kërkuar edhe gazetarëve të mos vënë në diskutim zgjedhjet tuaja për skuadrën?

Jo, i kam thënë që nuk duhet të shpjegoja absolutisht asgjë. Zgjedhjet kanë të bëjnë me 4 vite punë dhe besoj se kam treguar së bashku me stafin se kam punuar në mënyrë serioze dhe të mos rrëmbehem nga simpatia apo nga diçka tjetër. Besoj se kush është funksional për projektin tonë, ka më shumë mundësi të vijë me ne.

Kur erdhët dhe morët pushtetin në skuadër, gjetët simapti që ekzistonin tashmë që e pengonin kombëtaren…

Jo jo absolutisht sepse kur unë erdha, cikli i mëparshëm ishte mbyllur. Unë kam takuar edhe lojtarë që ishin edhe me trajnerin e mëparshëm, të ndjerin Kuzhe, sepse është ndarë nga jeta. Besoj se unë nuk kisha përcaktime për asnjërin dhe i takon çdokujt prej tyre të përpiqen të më bindin që duan të jenë pjesë e kësaj skuadre. Unë besoj se ky është aspekti thelbësor.

Duhet të shkoj në publicitet, rikthehemi pas pak.

Kur dolët nëpër botë për të gjetu lojtarë që mund t’ju shërbenin në kombëtare, ka ndodhur ndonjë ngjarje? Ndonjë që ka bërë të vështirin, që ka marrë më shumë kohë, që ju ka bërë…

Të vuaj?

Pikërisht, fjala e duhur.

Nuk kujtoj me saktësi tani ndonjë. Ndoshta…

Januzaj?

Januzaj me siguri po, por e ksiha fshirë nga koka për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse besoj se aty kishte një problem që lidhej me babanë që sipas meje në mënyrë thuajse të paedukuar, as nuk iu përgjigj kërkesës sime për takim për të folur me të duke qenë se është ai që duhet të përcaktojë interesin e të birit. Unë mendoj se sot Januzaj mund të pendohet për zgjedhjen që ka bërë. Belgjika është sigurisht një skuadër e madhe

Pas atij momenti e keni takuar më Januzajn?

Kurrë më. Nuk kam dëgjuar më por unë e kam ndjekur për një kohë të mirë. Kam marrë me vete edhe kryeministrin dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm. Nuk ka qenë e mundur të takoheshim, as për të folur, për të thënë që jo, nuk më intereson. ASnjë përgjigje.

Çfarë ndodhi me 2 vëllezërit Xhaka në Zvicër?

Absolutisht asgjë. Xhaka i madh ka zgjedhur të luajë për Zvicrën kohë më parë. Të njëjtën gjë kishtë bërë edhe Taulanti për të rinjtë e Zvicrës, pastaj unë e takova dhe e pyeta nëse dontë të bëhej pjesë e skuadrës sonë dhe për mua ka qenë një përfitim i madh.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit.

Është një lojtar i jashtëzakonshëm, i fortë, mua më pëlqen shumë dhe është një lojtar që ne do të na siguronte një kapërcim cilësor të madh.

U kujtuat pak vonë?

Ai e kishte bërë zgjedhjen për Zvicrën kur shkuam ne.

Dhe nuk mund ta tërhiqte?

Jo, tashmë jo. Ai mund ta tërheqë vetëm nëse zgjedhj Kosovën sepse Kosova është mëmëdheu dhe ai mund të rikthehet nëse do në Kosovë pa problem.

Kam parë në intervistat tuaja që me të drejtë keni thënë që shqiptarët kanë patur mundësinë me këtë prezencë historike le të themi, të mos flasim për fitore akoma dhe t’i mbajmë këmbët në tokë, historike sepse shqiptarët kanë qenë të ndarë, me flamuj të ndryshëm, kanë vuajtur në Ballkan. Tani më në fund kjo mundësi është dhënë. Janë dy shtete të ndryshme, dy flamuj që do të kenë kombëtaret e tyre. Mendoni se Shqipëria do të vuajë tani që lojtarët e Kosovës do të shkojnë me siguri të luajnë atje?

Besoj se sigurisht që Shqipëria do të duhet të humbasë diçka për sa i përket mundësisë së zgjedhjes sepse më parë mund të zgjidhje qetësisht duke parë se ata nuk njiheshin nga FIFA, mund të zgjidhnin të luanin me ne dhe për të marrë pjesë në kompeticione të rëndësishëm si ajo që do të luajmë pas pak ditësh në Francë. Sot besoj se ëhstë një zgjedhje ndërgjegje dhe një zgjedhje personale dhe nuk e di nëse ata që janë me ne sot, do të zgjedhin të kthehen prapa tek Kosova. Ata që nuk po luajnë me ne apo që luajnë pak me ne, ndoshta mund të zgjedhin të kthehen prapa.

E imagjinoni një ndeshje Shqipëri-Kosovë?

E imagjinoja sepse mendoja që një ndeshje që nuk mund të luhej ishte Shqipëri kundër Serbisë dhe ajo u zhvillua, kjo nëse bëhet, do të bëhet në një mënyrë më të qetë dhe më miqësore.

Ma bëtë më të lehtë pyetjen e radhës. Beogradi. Kam lexuar që keni deklaruar që keni patur frikë atë ditë në Beograd?

Kemi patur frikë gjatë përplasjeve, por akoma më shumë kur ishim në dhomat e zhveshjes. Vështirësia më e madhe është kur nuk e di reagimin e turmës që është jashtë kontrollit, shndërrohet në një problem të pabesueshëm. Ne pamë derën e shqyer dhe njerëzit që mund të hynin në fushë. Fatmirësisht është zgjidhur në mënyrë pozitive, nuk ishte një situatë e qetë, kishte një tension dhe një ambient shumë i shëmtuar.

Ishit përgatitur disi? E dinit për historinë dhe politikën mes dy vendeve?

E dija për luftën në Kosovë dhe tensionet që vazhdojnë akoma për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, jo rastësisht vazhdon akoma NATO të ndajë palët. Unë besoj se, ashtu siç e kam thënë në atë kohë, ka patur një paaftësi nga ana e UEFA, që vuri në një grup dy skuadra që para pak kohësh kishin zhvilluar një luftë dhe ka patur vrasje dhe masakra etnike të mëdha.

Por atë ditë nuk e prisnit atë që ndodhi në fushë? Them edhe për dronin,,,

Nuk e priste askush absolutisht. Herën e parë që e pashë mendova se ishte një telekamera.

Edhe unë mendova të njëjtën gjë.

Më pas pashë se ishte flamuri i varur kur droni erdhi më afër dhe prej aty shpërtheu gjithçka

Ishte një gabim?

Sigurisht ishte një provokim po ta gjykosh sot dhe ishte një gjest që mund të vinte në rrezik sigurinë e lojtarëve tanë.

Kush duhet të kishte përgjegjësinë për të shmangur atë incident në fushë? Serbët apo shqiptarët?

Fakti që vjen një flamur nga lart për mua ka një rëndësi relative. Për mua, si italian dhe gjysmë shqiptar, nuk e kam këtë rivalitet të egër kundër tyre. Për mua nuk kishte kaq tension dhe kaq problem. I uptoj arsyet por fakti që u acarua ndjenja dhe krenaria e shumë njerëzve, mund të reagohet në mënyrë tjetër, duke fishkëllyer. Por të hysh në fushë dhe të rrahësh lojtarët, mendoj se ishte zgjidhja ekstreme për t’u evituar.

Po reagimi i lojtarëve shqiptarë në fushë?

Ishte mbrojtja e flamuritsi fillim sepse kur e mori lojtari serb këtë flamur, djemtë i shkuan për ta marrë, e morrën, e larguan, e dërguan në pankinë, dukej sikur po dërgoje në bankë një trofe të rëndësishëm, dhe ashtu ishte në fakt dhe më pas shpërthyen incidentet dhe aty mund të lindnin me të vërtetë probleme serioze.

Por edhe reagimi i lojtarëve shqiptarë kur panë flamurin ishte i njëjtë?

O Zot, për mua edhe tej limitit por ai është një faktor personale që dikush ndjen këtë lidhje me flamurin dhe shkuan atje për ta marrë dhe t’ia hiqnin nga duart atyre që ata i quanin kundërshtarë apo armiq.

Le të themi se situata ishte shumë e acaruar pas ndeshjes kur ishit në dhomat e zhveshjes por më pas, pasi shkuat në gjykatën e UEFA që i dha 3 pikët Serbisë, duke u nisur nga fakti që, në mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet, vendimi që mori Presidenti Duka dhe lojtarët nuk ishte ai i duhuri…

Në ç’kuptim?

Që mbase duhet të riktheheshin në fushë?

Absolutisht jo. Besoj se ishte një zgjedhje logjike në atë moment. Unë e kam treguar edhe në gjykatën sportive të Lozanës këtë histori. Kur avokati i UEFAs tha: Ju refuzuat të luanit! Ne shkuam në fushë për të luajtur ndeshjet, nuk ka patur mundësi për ta luajtur ndeshjen dhe po marr një shembull. Ju shkoni në kopshtin zoologjik me fëmijën tuaj për të parë kafazin e luanit. Në një moment, vjen roja dhe thotë, dilni jashtë se ka dalë luani jashtë. Ju largoheni dhe pas pak atje jashtë, dhe roja ju thotë, hyni se luanin e futëm sërish në kafaz. Çfarë do të bëni? Do të hyni e para? Si? Unë besoj se aty kishte një situatë që në çdo moment stadiumi ishte i papërshtatshëm për të zhvilluar një ndeshje të tillë. Ai ëhstë një stadium që nuk mund të luash një ndeshje të tillë. Njerëzit hynin brenda në fushë me lehtësi. Ishte një kordon policie por që nuk i ndalonte njerëzit të hynin. Nëse do t’i ndalonte njerëzit të hynin, nuk do të ndodhnin përplasjet. Ndërsa aty ka njerëz që godasin me karrige në kokë Balajn, diçka e jashtëzakonshme për mua.

Po kërkesa për t’u rifutur në fushë, ishte e drejtë?

Nuk ishte e drejtë sepse kishim lojtarë të goditur, dikush në hundë, dikush tjetër në vend tjetër, kështu që nuk ishin më në të njëjtën formë fizike dhe as mendore për të luajtur një ndeshje sepse kur ti ke pësuar dhunë, dihet që nuk ke më të njëjtën deëshirë për të luajtur një lojë në të njëjtën mënyrë. Unhë besoj se ajo ishte me të vërtetë gjëja thelbësore. Kur luhet një ndeshje, të gjithë duhet të jenë në të njëjtat kushte për të luajtur. Nuk mund ne të luajmë në fushë malore dhe ata në fushë dishezë.

Po roli i arbitrit në atë ndeshje?

Arbitri për mua ksihte një sjellje jo në lartësinë e situatës. E çuditshme sepse është me të vërtetë një arbitër shumë ekseprt. Unë isha i bindur se ai do të mund t amenaxhonte më mirë atë situatë por nuk ndodhi kështu.

I shihni sërish këto imazhe?

Po i rishoh sepse është Mitrovic që tërheq poshtë flamurin, shoh që po e merr dhe më pas vijnë dy prej tanëve dhe ia heqin nga duart si për t’i thënë që na e jep se kjo është e jona, ky është simboli ynë. Më pas hyjnë të gjithë dhe është një sulm i vazhdueshëm, njerëz që s’kanë lidhje fare, njerëz të veshur si roje sigurie që rrahin lojtarët tanë. Kjo është diçka vërtetë absurde.

Kishit frikë për jetën tuaj?

Jo, frikë për jetën jo por kisha frikë mos ndodhte diçka e rëndë. Nuk mendoj se do na linçonin brenda në stadium por që do hynin në fushë dhe do na godisnin, kisha frikë.

Mund t’ia dedikojmë 3 pikët Ballist Morinës?

Jo, do të thoja se duhet t’ia dedikojmë 3 pikët drejtësisë sportive në shkallën e tretë sepse për 2 herë u penalizuam nga UEFA dhe fatmirësisht CAS i dha të drejtë sportit më në fund dhe jo dhunës.

Por UEFA nuk i dha të drejtë sportit…

UEFA nuk është e pagabueshme. Jo rastësisht kemi bërë ankimim në CAS dhe e fituam. Shkalla e fundit e drejtësisë sportive. Atje bëhet jurisprudencë, atje kishim të drejtë ne.

Mund të themi se UEFA dhe organizata të tjera sportive bëjnë pak politikë dhe jo vetëm sport?

Politika përfshin të gjithë fushat e jetës dhe sporti nuk është i ndarë nga kjo mundësi.

Pra fiton kush është më i fortë politikisht?

Teorikisht dua të shpresoj që jo. Por ka situata, si në rastin kur përpara se të vijë droni, ishim ne duke kryer një goditje këndi në sulm dhe na gjuajnë me gjithçka, përfshi eksplozivët. Në atë pikë hyn droni në aksion.

Që nuk kishte lidhje me kombin, është diçka e bërë në internet. Nuk ka kuptim as autoktonus, është një fjalë që nuk e përdorim por kur po launim atë goditjen e këndit, ndeshja nuk ishte në favorin tonë. Serbët po luanin më mirë?

Jo, absolutisht jo. Po luanim më mirë ne. Kishim filluar jo mirë në 15 minutëshin e parë. Rrezikuam edhe të pësonim gol ndërsa përpara kësaj ndërprerje kemi patur 2 raste të mira, një me Mavrajn dhe një me Canën, mund të shkonim në avantazh. Pra, nuk kishim asnjë interes por duhet të them se ai është një gjest personal i diujt që kërkonte të dëshmonte se në stadium nuk kishte tifozë shqiptarë dhe solli flamurin.

Nuk e di nëse keni dëgjuar që ka teori konspirative që ishin serbët që e bënë këtë për të krijuar…

Mos t’i biem pas fjalëve të njerëzve se nuk mbarojmë kurrë.

Cila ishte ndeshja e fazës kualifikuese më emocionuese për ju?

Ajo kundër Danimarkës në Danimarkë. Ajo ishte kryqëzimi, rruga për biletën tonë për të shkuar në Paris apo të rrinim në shtëpi. Të humbnim atë ndeshje për ne do të thoshte t’i thonim lamtumirë ëndrrës së kualifikimit. Për mua ajo ishte ndeshja më e rëndësishme dhe vendimtare për rezultatin final.

Kur e besuat vërtetë që ia dolëm?

Kur ishim në rezultatin 3-0 në Armeni. Thashë se tani ia dolëm. Deri në at6ë moment nuk kisha asnjë bindje edhe pse për fat të keq vinim nga dy humbje në minutën e 91 me Portugalinë dhe në minutat 91 dhe 93 kundër Serbisë që digjnin shumë. Dukej sikur nuk po arrinim të bënim pikët që na duheshin për të shkuar në europian. Dhe kur shkon në atë pikë, është si në tenis, që nuk arrin të mbyllësh dot pikën e fundit dhe ke frikë të mbyllësh ndeshjen.

Cili ishte frymëzimi juaj? Motivi që ju bënte të evnit përpara dhe të shpresonit se ndoshta kualifikimi do të vijë?

E dija që me fitoren në Armeni, mund të kalonim në klasifikim Danimarkën. Na bëri një nder të madh Portugalia që e mundi Danimarkën dhe ky ishte një aspekt pozitiv. Ne atë mbrëmje që luanim atje, kishim një pikë më pak se Danimarka dhe me 3 pikët ia dilnim të kalonim. Nëse do të përfundonim me pikë të barabarta shkonin ata. Fitorja ishte e detyruar dhe arritëm ta bënim në një mënyrë të mirë duke rigjetur entuziazmin që e filloi duke fituar në Portugali. Kështu që rigjetëm ato që ishin cilësitë tona të fillimit.

Minuta 43 Por keni dëgjuar se Serbët dhe Armenët se ndeshja me Armeninë ishte e shitur ………. Duhet hequr

Flitet shpesh për korrupsion në futboll. Ekziston?

Në nivel kombëtareje, besoj se jo, absolutisht. Pastaj që ka korrupsion në vende të tjera, nuk e di. Mensoj që ka kampionate dhe vende ku ka më shumë mundësi për të bërë gjëra të tilla ndërsa në të tjera kampionate mendoj që jo. Unë nisem nga mendimi se të qenit serioz në jetë, të shpërblen gjithmonë në afatgjatë. Paguan një kosto në fillim por në kohë të gjatë mund të ecësh me ballin lartë dhe askush nuk mund të thotë asgjë.

Dhe me serioz kuptoni punën…

Të punosh, të mos përdorësh truke që nuk kanë të bëjnë me sportin dhe me futbollin apo me çdo sport tjetër në përgjithësi.

E ndiqni kampionatin shqiptar?

Po, me detyrim

Jeni tifoz me ndonjë skuadër?

Jo, absolutisht jo. Nuk kam asnjë simpati për asnjë klub. I shoh me shumë interes sepse shoh nëse ka ndonjë lojtar që mund të na interesojë për kombëtaren dhe për të tjerat asgjë më shumë.

Kur po përgatitesha për intervistën, po mendoja se një lojtar të mirë nuk mund ta kesh gati. Duhet të impenjohesh edhe në nivel shteti, institucionesh. Nga 2011 që keni ardhur në Shqiëpri deri tani, keni parë një vëmendje të shtuar, më shumë shqetësim nga ana e shtetit për të investuar tek të rinjtë, për t’i vënë në punë dhe të mendojnë se e ardhmja përgatitet kur je akoma fëmijë?

E drejtë. Unë besoj se ka nga ana e shtetit një vëmendje për atë që është arsimi i të rinjve që është i rëndësishëm. Unë kam folur edhe me kryeministrin në rrethana të ndryshme, i kam thënë se është e rëndësishme t’i kushtohen, siç po bëjnë, më shumë orë sportit. Çdo lloj sporti, basketbolli, volejbolli, futbolli apo atletika sepse ajo është një moshë që zhvillohet duke patur mundësinë për të bërë hapa të mëdhenj përmirësimi. Besoj se po ecet në këtë drejtim.

Po lexoja edhe se Shqiëpria në Euro2016 është një skuadër e askujt, në kuptimin që nuk ka yje të mëdhenj, nuk ka një Mesi të Shqipërisë… Ju vjen keq që thonë kështu?

Jo absolutisht. Thonin kështu edhe për Leicester në Premier League. Kush është Leicester? Nuk e njeh askush, është më mirë që nuk na njohin. Për fat të keq, na njohin dhe ky është problemi. Kemi arritur disa rezultate që kanë zgjuar vëmendjen e të tjerëve, kështu që kur mposht Francën në shtëpinë tënde, fiton me Portugalinë, nuk të marrin më me mospërfillje. Vlerësohesh me kujdesin e duhur dhe kjo për ne nuk është një aspekt pozitiv

Zoti De Baisi, duhet t’ju bëj disa pyetje për kombëtaren që shkon në kampionatin europian. Cila është atmosfera, shpirti i lojtarëve? Janë gati për një fitore apo për një sfidë të vështirë?

Janë gati për një sfidë të vështirë siç do të jetë europiani. Do të jetë një sfidë e vështirë por në të njëjtën kohë shumë stimuluese, motivuese, ku ata do të japin më të mirën e tyre. I kam thënë lojtarëve që për herë të parë të gjithë ne marrim pjesë në një finale europiani. Nuk ndodh shpesh. Sot nuk jemi duke parë televizioni për të parë evenimentin, jemi ne evenimenti dhe kjo është diçka që duhet t’i shtijë të dridhurat dhe t’i japë më shumë dëshirë për të dhënë kontributin e tyre.

Kur u shpjegon lojtarëve skemat tuaja taktike dhe teknike. Kush është më seriozi? Kush i kupton që në ajër?

Ata janë shumë të zotë sepse ata vijnë nga shkolla të rëndësishme, luajnë në skuadra të mira dhe që kanë trajnerë të mirë dhe besoj se për mua është shumë më e lehtë për t’i shpjeguar se cilat janë kërkesat e mia dhe kërkesat e stafit tim.

Ky është një kompeticion që Shqipëria nuk e ka provuar kurrë në të ardhmen. Po shihja një intervistë tuajën ku thonit se kualifikimi është një ëndërr që realizohet për një hirushe që ftohet për herë të parë në vallen e të fuqishmëve. Shqipëria do të jetë një hirushe inferiore apo që shpreson të bëhet pjesë e të fuqishmëve?

Hirushja është ajo që në fund fitoi, fitoi betejën e saj në përrallë. Unë kam thënë që të shpresojmë të jemi hirushja. Po mbahesha mbi atë që ishte një mundësi edhe për ne. Askush nuk është i humbur, ndeshjet duhet të luhen përpara se të fitohen apo të humben. Duhet të luhen dhe për ta bërë duhet të përgatitemi mirë, para së gjithash mendërisht duke harruar se tani jemi lojtarë europianë, të jashtëzakonshëm e gjëra si këto. Duhet të mendojmë për ato cilësi që na kanë sjellë këtu në europian.

E shtunë 11 qershor, Shqipëria luan ndeshjen e saj të parë ndonjëherë në një fazë finale të kupës së Europës kundër Zvicrës. Si do të luajë Shqipëria?

Shpresojmë që mund të luajmë një ndeshje shumë pozitive dhe që mund të japim në ato 90 minuta më të mirën e vetes sonë. Nuk e di si do të jemi, është e vështirë të thuhet sot sepse nuk i kam akoma të dhënat, sepse lojtarët nuk i kam parë ende, sepse vijnë të gjithë nga një vit ku mbase janë të lodhur, dikush ka luajtur pak më pak, dikush ka patur ndonjë problem, kështu që duhet të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë në këto ditë që mungojnë deri në 11 qershor.

51:00 Dy lojtarë që kanë patur një sezon fantastik janë Hysaj dhe Rashica.

Pra e keni tashmë në mendje formacionin e titullarëve?

Jo, kam pak dyshime për disa lojtarë që duhet t’i zgjidh këto ditë përpara se të fillojë kompeticioni. Vetëm disa dyshime por është normale të kesh dyshime.

Të presim kualifikimin?

Do të ishtë diçka shumë e bukur. Do ishte e bukur për të gjithë ne, për federatën, për gjithë tifozerinë tonë që do na ndjekë e shumtë në numër. Unë besoj se shqiptarët do të jenë tifozeria nga më të shumtat në numër, përveç francezëve që luajnë në shtëpi dhe do të kenë më pak probleme por ne do të kemi shumë tifozë që do të na ndjekin ndoshta jo në Francë, por në Amerikë, atje ku ka një diasporë shqiptarësh nëprë botë, por e sigurtë është që do të kemi shumë tifozë, edhe në Islandë janë shumë.

Sa e rëndësishme është mbështetja e tifozave për lojtarët kur janë në fushë?

Është shumë e rëndësishme. E ndjejnë me të vërtetë ngrohtësinë e njerëzve dhe faktin që ndjehen të mbështetur dhe të nxitur nga këta tifozë. Ndonjëherë ky aspekt, ashtu si me Serbinë, nuk është diçka pozitive.

Funksionon e kundërta…

Saktë sepse ndonjeherë ka një iracionalitet që mbizotëron mbi racionalitetin e njerëzve dhe në atë ndeshje u zemërova dhe thashë që nuk mund të dëgjoni tifozët që ju thonë të shkoni përpara, duhet të thoni atë që ju them unë, qëndroni aty, prisni sepse duhet të jemi të ekuilibruar, nuk mund të rrezikojmë të humbasim siç e humbën atë ndeshje.

Është e arsyeshme të shpresosh në një fitore kundër Zvicrës?

Të shpresojmë të fitojmë, jo, të mos e bëjmë këtë diskutim. Ne gjithmonë shpresojmë të fitojmë, ky është objektivi ynë. Nëse nuk provon të fitosh, me siguri do të humbasësh. Nëse provon të fitosh, mund të fitosh ndonjëherë. Është e qartë se nuk është e lehtë të fitosh, duhet të përgatitesh mirë, duhen bërë gjërat ashtu si i përgatisim dhe sigurisht impenjimi i lojtarëve duhet të jetë 101%

Ju i patë dhe i keni përjetuar kur bëmë festën për kualifikimin, 20 mijë tifozë që festonin. Thuajse një festë sikur ta kishim fituar kampionaitin. Çfarë do i thoje edhe tifozëve, jo vetëm skuadrës, për të qëndruar me këmbët në tokë dhe pritshmëritë të arsyeshme?

Që është e drejtë të jesh i lumtur, të jesh euforik kur arrihen objektivat. Ne në atë moment arritëm një objektiv që askush nuk e mendonte në nisje të kualifikueseve të Euro2016 sepse me Serbinë, Portugalinë dhe Danimarkën ishte e vështirë të mendoje të ishe një nga skuadrat e para. Ne mendonim të luftonim me Armeninë se kush do të mbërrinte në vendin e parafundit dhe kush i fundit. Në fund ia dolëm dhe ajo ishte një gëzim i madh për të gjithë. Pastaj njerëzit ëndërrojnë por tifozët mund të ëndërrojnë, e rëndësishme është që ne të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe që jemi të vetëdijshëm që kemi limite në krahasim me skuadrat që do të përballemi por kjo nuk duhet të jetë as pengesë apo as inferioritet. Duhet të jemi të aftë të mundohemi t’i bëjmë gjërat në mënyrën më të mirë.

Mund të themi se edhe në këtë europian nuk do të vazhdojmë me atë që kemi pësuar shpesh në të shkuarën, një gol në minutën e 90? Si i bëhet për ta hequr këtë mallkim?

Tek ju preket druri apo hekuri?

Druri

Atëherë druri është këtu, e prekim. Unë mendoj se ne marrim gol në fund sepse jemi ose të lodhur dhe skuadra çbilancohet dhe nuk arrijmë të qëndrojmë kompaktë siç bëjmë zakonisht ose edhe sepse ka gabime individuale që mund të prishim performancën finale por mendoj se në fund të fundit nuk mund të ankohemi për rrugën tonë, për atë që kemi bërë. Kemi bërë 5 ndeshje kualifikuese pa u mposhtur asnjëherë në fushë, humbëm të gjashtën dhe të shtatën dhe fituam ndeshje e tetë dhe ndërkohë kemi mposhtur në miqësore Francën dhe më pas kemi barazuar me Francë, Unë mendoj se diçka të mirë e kemi treguar.

E di që ka shqiptarë që shpresojnë për një Greqi të dytë?

Eh po, kur na shkon për shtat shohim Greqinë si një shembull pozitiv. Nuk më duket se ka një marrëdhënie të mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë por mendoj se është shumë e vështirë, mrekullitë përsëriten herë pas here. Unë uroj që të përsëriten shpesh por për fat të keq nuk është kështu .

Por në fund të Europianit, De Biasi do të bëjë edhe një llogari personale. Si trajner i kombëtares, kontrata skadon në 2017 por më thanë se ndoshta konferenca e shtypit ishte e fundit?

Ma tha një nga kolegët tuaj sot në mëngjes. Është konferenca e fundit në Tiranë? Nuk kam asnjë qëllim në këtë moment për të lënë Shqipërinë , jo rastësisht kemi bërë një kontratë deri në 2017 për të qenë i sigurtë dhe solid në pankinën e Shqipërisë. Nuk e fsheh që jam ngacmuar nga skuadra të tjera, nga klube të tjera, nga federata të tjera por në këtë moment jam i fokusuar në Euro 2016 dhe me Shqipërinë, kaq.

Me Italinë çfarë ka ndodhur?

Ndodhi që ju gazetarët keni bërë një tymnajë të pabesueshme, kështu që edhe për pak do ta besoja që do bëhesha trajner i kombëtares italiane.

Do të donit të bëheshit…

Doja të bëhesha? Është një pyetje e vështirë. Do të më pëlqente ndoshta që në fund të kontratës sime, të bëhesha trajner i kombëtares por kurrë nuk mund të jetë më shumë se kaq.

Në fakt këtë po mendoja edhe unë. Në fund të këtij kampionati, të tjera objektiva mund të jenë, për të bërë zgjedhje të reja në të ardhmen. E keni diskutuar kontratën me Presidentin Duka kontratën pas kualifikimit të Shqipërisë në EUro 2016?

U ulëm në tavolinë dhe rinovuam kontratën dhe folëm për ato që janë programet në këtë moment. Ndryshuam drejtimin teknik të federatës dhe sot drejtimin e bën zëvendësi im që ëhstë Tramezzani. Ka një zhvendosje të punës me objektiv rritjen e të gjithë të rinjve shqiptarë duke i bërë gjërat me shumë qetësi siç i kemi bërë me skuadrën e parë, pra duket se projektet edhe për të ardhmen janë aty dhe ne jemi mjaftueshëm brenda diskutimit për Shqipërinë.

Pra ato që kemi lexuar në media për raportin me Presidentin Duka janë spekullime?

Me Presidentin Duka kemi një marrëdhënie të përditshme. Nëse bëjmë një europian jo shumë të mirë, edhe mund të takohemi, të mos biem dakord dhe të përshëndetemi dhe tashmë i kemi dhënë themel gjithçkaje por nuk mendoj se ka asnjë problem.

Interesante, ndoshta jo të gjitha që thuhen në media janë të vërteta. Marrëdhënia me gazetarët shqiptarë si ka qenë për ju?

E mirë. Më duket e mirë edhe pse unë jam gjithnjë i gatshëm, nuk i trembem intervistat apo gjërave të tilla dhe i përgjigjem gjithmonë të gjithëve dhe pastaj ndonjeherë e bëj edhe unë gazetarin kur jam në shtetin tjetër. Pra e di ç’do të thotë informacioni dhe e di ç’do të thotë të jesh i gatshëm.

Kujt i ndjeheni borxhli për kualifikimin e Shqipërisë? Lojtarëve, stafit teknik, Presidentit Duka, tifozëve, kush kishte rol më të rëndësishëm?

Unë mund ta falenderoj së pari presidentit Duka që më ka zgjedhur. Nëse nuk do më kishte zgjedhur dhe nuk do më kishte konfirmuar pas dyvjeçarit të parë, ndoshta sot nuk do të ishim këtu, unë të paktën nuk do isha këtu duke gëzuar nëse nuk do isha konfirmuar. Nga ana tjetër mendoj se lojtarët kanë qenë pjesa themelore. Me gatishmërinë dhe deidkimin e tyre kanë bërë atë kapërcimin cilësor .

2016 më duket një vit i çuditshëm në futboll. Kam ndërmend skuadrën e Leicester në Angli, Atletico Madrid në Champions League, Shqipëria mund t’i gëzohet këtyre çudirave të 2016?

Të shpresojmë të jetë diçka fatsjellëse për ne. Historia nuk është se përsëritet lehtë por ajo që na takon ne është të përsërisim paraqitjet tona me të njëjtën dëshirë për të mahnitur dhe me entuziazmin që kemi vënë në këtë fazë kualifikuese.

Gianni De Biasi ka ndonjë emër shqiptar apo vetëm një pashaportë?

Gani Abazi.

Kjo është shaka

Po po, natyrisht. Kam një pashaportë shqiptare me emrin Giobanni sepse në të vërtetë ëuhem Giovanni dhe më thërrasin Gianni De Biasi, kaq. Jam shumë i kënaqur dhe krenar që kam pashaportën shqiptare. Jam i kënaqur se presidenti Nishani donte të ma jepte, ma dha personalisht dhe mendoj se ëhstë diçka që më ka bërë të ndjehem më brenda kësaj sfide.

Çfarë do të bëni me atë pashaportë kur mos të jeni më trajner i Shqipërisë?

Duhet ta rikthej? Nuk e di

Jo mund ta mbani.

Atëherë do ta mbaj, por të mos flasim për gjëra që nuk ndodhin

Është e vërtetë që ndiheni më shqitar se shqiptarët?

Ndihem më shumë shqiptar se shqiptarët në kuptimin që e kam përthithur kaq shumë kauzën e federatës për kombëtaren saqë vendos pasionin, zemrën, shpirtin për të dhe ajo që po thoja më parë, një pasion i madh për punën time, mendoj se është baza për këdo që bën profesionin e tij, pasioni për atë që bën.

Ju pëlqen Shqipëria si vend?

Po, më pëlqen. Duhet të them se kam ndryshuar pak mënyrën e gjykimit edhe pse kam patur mundësinë për përshkoj me biçikletë që nuk është gjë e lehtë, ia këshilloj të gjthëve ta bëjnë, është pak e lodhshme, por unë kam bërë një pjesë shumë të bukur së bashku me miq të tjerë dhe jemi zbavitur shumë dhe kemi gjetur shumë humianizëm tek njerëzit. Njerëz që nuk më njihnin, sepse kur ecën me biçikletë, je i gjithi i mbuluar dhe askush nuk të njeh, dhe të ofronin siç bënin në kohën time në shtëpinë time, kur babai im shihte ndonjë që kalonte në rrugë, e ftonte brenda për të ngrënë apo diçka tjetër. Sot ka ndryshuar historia. E bukur ajo gjëja atje apo jo?

Shumë e bukur. Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje, fakti që ishin bujarë, flisnin, ofronin gjëra?

Që ishin të hapur për të panjohurit. Sot i panjohuri të ngjall frikë. Njerëzit po mbyllen gjithnjë e më shumë. Po ndërtojmë gardhe, po mbyllemi deri në fund për të shmangur që i ndryshmi të mos kontaminojë atë që është e jotja. Mendoj se diversiteti mund të sjellë përkundrazi shumë gjëra pozitive.

Familja juaj e ka vizituar Shqipërinë?

Gruaja dhe vajza ime kanë qenë 1 herë. Vajza ime për fat të keq studion dhe nuk ka kohën për të qëndruar këtu. Gruaja është e impenjuar për motive të saj personale, kështu që kur munden vijnë me dëshirë.

Çfarë thonë për historinë tuaj në Shqiëpri? Si e konsiderojnë?

Sot janë krenare për atë që kemi bërë këtu në Shqipëri të gjithë bashkë dhe janë shumë të kënaqura. Në fillim edhe ato ishin shumë skeptike dhe nuk mendonin se do të kishte një evolucion kaq të madh, me rrjedhë ndërkombëtare. Mendoj se sot pranojnë akoma më shumë atë që ishte zgjedhja ime. Dikush nga kolegët e mi mendonte: Ky është i çmendur, po vjen të vritet me duart e veta në Shqipëri, ndërsa sot unë jam shumë i lumtur me zgjedhjen time edhe pse kam qenë gjithmonë një njeri që më pëlqente të rrezikoja me veten time. Kam qenë gjithmonë njeri i veprimit dhe jo i fjalës.

Në Itali?

Po

Në të shkuarën?

Po

Për çfarë ke rrezikuar?

Jam nisur nga kategoria C 2 me një skuadër që as nuk e dija se kush ishte dhe prej aty ia kam filluar. Nuk është se kam filluar me kostum, ia kam nisur me tuta dhe kam bërë eksperiencë. Mendoj se në jetë të shërben shumë t’ia nisësh nga fillimi, kur dikush mendon se nuk ia vlen. Besoj se edhe ju e keni bërë në karrierën tuaj. Ngjitesh pak e nga pak, duke përplasur kokën dhe duke u kthyer pas por në fund kur arrin në majë të malit, kjo është një metaforë qëia them lojtarëve të mi, kur arrin në majë dhe e ke ngjitur me duart e tua edhe duke u rrëzuar disa herë, ndjen ajrin ndryshe, sheh një panoramë që nuk i shohin ata që vijnë me helikopter, nuke vlerësojnë.

E vërtetë por për disa persona, maja nuk arrin kurrë, punohet gjithmonë edhe më fort…

Ke të drejtë. Nuk është se për të gjithë suksesi mund të arrijë, por mundoshesh për ta arritur sepse gjithmonë duhet të mundohesh për më mirë. Mund të mos arrish në majë por edhe në mes të rrugës shihet përsëri panorama. Aty ku ka pemë, shihet njësoj. Në fund të fundit, jo të gjithë kanë të njëtin talent për të arritur në majë të malit siç jo të gjithë kanë të njëjtin vendosmëri sepse shpesh herë njerëzit ngatërrohen dhe thonë që nuk isha me fat. Nuk është kështu. Fati duhte kërkuar dhe duhet të besosh në atë që ben. Nëse mposhtesh përpara se të arrish, nuk do të arrish kurrë.

Cili është përbërësi kryesor i suksesi?

Vendosmëria për ta ndjekur. Të kesh qartëisht në kokë se ku do të shkosh.

Atë mund ta dish gjithmonë, edhe kur je i ri mendon se sukesi është i ndryshëm nga ajo që në fakt jeta të mëson…

Unë kur isha i vogël kisha një valvulë që të mund të dilja nga anonimati dhe për të bërë një jetë të ndryshme nga ajo që kanë bërë shokët e mi, një jetë aventuriere kur isha i ri. E dija se kisha dhunti si futbollist dhe arrita të luaja në Serinë A që nuk është një gjë e lehtë. 1 në 33 mijë veta ia dalin, jo 1 në 1 mijë siç këndonte dikush por 1 në 33 mijë. Unë ia dola dhe pastaj ajo është rruga ime sepse unë kisha të dhëna për atë fushë, por mund ta bëj një në fushën e inxhinierisë, mjekësisë apo në fushën e shitjes derë më derë. Ka shumë mundësi por e rëndësishme është të mos ndalemi sepse duhet të gjesh rrugën tënde. Çdokush prej nesh ka një identitet, jemi unikë. Duhet të mundohemi të vëmë në zbatim ato që janë talentet tona. Nuk mund të kopjojmë ato të të tjerëve. Shpesh herë na pëlqen ajo që bëjnë të tjerët por nuk jemi ne që jemi në gjendje ta bëjmë.

Dhe këtë shpirtin tuaj si e gjetët në Shqipëri? Ka shumë të rinj që e mendojnë kështu kur fliteët për suksesin?

Unë shoh që ka shumë të rinj që kanë dëshirë dhe që janë të etur për të ndryshuar realitetin e tyre aktual.

Ku? Nëpër kafe?

Në takimet që bëj zakonisht kur jam në hotel apo në ambientet ë tjera.

Jo, po flas për të rinjtë, si kërkojnë ta ndryshojnë këtë realitet. Duhet të punojnë për ta ndryshuar, jo vetëm të ankohen…

Duhet të punojnë, duhet të kenë një mundësi për të punuar. Kush nuk ka mundësi për të punuar, të studiojë dhe të ndjekë rrugën që ka në kokë për të bërë. ASkush nuk të ndalon që të bësh jashtë Shqipërisë një rrugë të ndryshme, ka shumë mundësi në botë. Është e qartë që nëse të gjithë duan të shkojnë në Londër apo të gjithë duan të shkojnë në Paris, natyrisht duhet të shkosh edhe diku tjetër.

Po thonit përpara intervistës që ka një mënyrë që mund të quhet alla-shqiptare…?

Po, po e thoja duke bërë shaka

Jo, nuk është vetëm një shaka, e ndaj plotësisht

Faleminderit, më bëhet qejfi që ndajmë të njëjtën gjë. Ka një mënyrë të të punuarit që mua nuk më pëlqen. Të shtysh për nesër atë që mund ta bësh sot, kjo është diçka që shkon kundër me atë që është filozofia ime e jetës. Unë mundohem të bëj gjëra, mundësisht mirë por t’i bëj sa më parë. Nuk mund të pres që të m’i bëjë dikush tjetër.

Edhe pse neseër po ti do ta bësh, asnjë tjetër nuk do ta bëjë në vendin tënd…

Po, saktë, ndërkohë shtohen gjërat për të bërë dhe pastaj nuk i bën më.

Është e vërtetë që kur u kthyet nga ndeshja me Armeninë dhe ksihit siguruar kualifikimin, qeveria dhe Kryeministri ju sekuestroi le të themi nga aeroporti direkt tek zyra e kryeministrit dhe më pas festimet. Si u ndjetë?

Shumë mirë. Kishte një ceremoni me bandën që ishte me uniformë, me flamur dhe më pas shkuam tek salla në kryeministri dhe atje bëri një bisedë shumë të bukur kryeministri. Kuptova atë që ishte krenaria e qeverisë dhe kombit, më pas shkuam tek Presidenti i Republikës dhe pastaj në shesh.

Nuk kishit as kohë për të ndërruar rrobat?

Jo, më mirë kështu, nuk i linim të prisnin njerëzit që na prisnin prej shumë kohësh.

Thelbi i këtyre pyetjeve që po ju bëj është se poitika kërkon kredite kur ndoshta nuk ka bërë maksimumin për ta patur këtë kredit. Në fund të fundit, nuk janë politikanët që kanë përgatitur këtë kombëtare që tani i bën krenarë për këtë rezultat historik. Por në fund, kur ka lavdi për t’u marrë, janë të gjithë aty duke vrapuar se kush e merr i pari. E keni ndjerë këtë rivalitet politik?

Kush arrinte i pari të linte shenjën? Jo absolutisht jo. Mendoj se kryeministrin e kemi patur të ftuar shumë herë në fushën e stërvitjes, është interesuar gjthmonë, na ka shkruar letra shumë të bukura, shumë motivuese. E njëjta gjë për këdo tjetër funksionar të shtetit, ashtu siç e thashë më parë, edhe Presidenti i Republikës, kur erdhi për të më nderuar me pashaportën, për mua ishte një sinjal shumë i bukur por edhe për skuadrën në veçanti sepse po filloja të bëja pjesë në një familje. Ky është një mesazh shumë i bukur. Mendoj se gjënë më të rëndësishme e bëri federata. Federata bëri diçka të jashtëzakonshme duke u munduar të bëjë një programim në 4 vjet, gjëra që zakonisht nuk bëhen në futboll. Presidenti Duka pas dyvjeçarit të parë, donte të jepte vazhdimësi, mbase duke parë që kishim punuar mjaftueshëm mirë pavarësisht rezultateve edhe pse shpesh ne jemi të lidhur pas rezultateve. Por nëse sheh që dikush ka potencial dhe sheh tek ai cilësi, i jep vazhdimësi. Në futboll nuk ka kurrë kohë dhe vlerësim të punës që është bërë. Kjo është meritë e madhe e presidentit Duka.

Sa e rëndësishme është roli i fatit në një ndeshje?

Të jesh me fat të ndihmon shumë por nuk është gjithçka sigurisht. Është e qartë se nëse ke pak fat, një gjuajtje prek shtyllën dhe del jashtë, kur gjuan kundërshtari, ndërsa kur gjuan ti, prek shtyllën dhe hyn gol, ose ke një shpëtim goli në vijën fatale, por fati duhet ndihmuar me paraqitje të nivelit të lartë.

Pra edhe për fatin duhet të punosh se nuk vjen vetë?

Fati duhet fituar thuhet por nëse e ke, aq më mirë.

Vërtetë? Shpresojmë ta kemi

Në jetë, çdo ditë, është e rëndësishme

Vërtet. Në fakt, zoti De Biasi doja t’ju pyesja për marrëdhëniet që keni patur me politikanët shqiptarë… Si kanë qenë?

Nuk është se kam patur marrëdhënie të shumta me politikanë shqiptarë. Kam patur mundësinë të njoh Bamir Topin në dyvjeçarin e parë që kam ardhur sepse shkova për vizitë me presidentin e federatës italiane të asaj kohe që ishte Giancarlo Abete dhe më pas kemi patur kontakte të ndryshme të rastësishme, jo gjëra të organizuar. Kam patur mundësinë të qëndroja me kryeministrin pak kohë më parë kur rdhi Arrigo Sacchi për një prezantimin e librit “Fituesit”. Janë eksperienca që sipas meje të ndihmojnë për t’u maturuar sepse të flasësh me njerëz që kanë njohje, si Arrigo Sacchi apo Alastair Campbell, është gjithmonë një kënaqësi dhe privilegj.

Kemi edhe një foto tuajën me Ilir Metën…

PO po, e kam bërë para disa ditësh përpara se të niseshim për këtë aventurë, këtë grumbullim. M’u bë qejfi sepse ishim për drekë për disa orë dhe folëm për futboll sepse ai është i apasionuar pas futbollit dhe dhe ishte edhe familja, fëmijët veçanërisht që kanë edhe emocione dhe është shumë bukur.

Çfarë diskutuat për futbollin? Edhe problemet?

Jo, në këtë moment kemi folur për pasiguritë, për punën tonë për përgatitjen, për ndeshjen e radhës që do të përballemi dhe ai që më pyeste se si e mendoja unë. Pak a shumë pyetjet që po më bën ti. Kam bërë një inte3rvistë tjetër.

E kuptova. Pashë që keni bërë shqiponjën e famshme shqiptare. Nëse e bën në Itali, do thonë që De Biasi nuk është mirë?

Mendoj se shqiponja është një zakon tashmë, me të gjithë tifozët që bëjmë foto, e bëjmë shqiponjën. Tani jam bërë një specialist, në fillim nuk e dija si bëhej por e kemi bërë pasi hëngrëm drekë, mund ta bënin në fillim mbase megjithatë…

Duket mirë. Por kjo është shqiponjë që e ke bërë me ndihmën e Ilir Metës?

Po, na u desh të ndanim simbolin e kombit së bashku

Kur sheh që bëjnë shqiponjën në stadiumet ku luan kombëtarja, të bën përshtypje?

Jo, e kuptoj që është një simbolikë që ka lidhje me flamurin dhe sigurisht më bëhet qejfi sepse sa më shumë shqiponja shoh të bëhen, aq më shumë tifozë kemi me vete, megjithatë tifozët tanë vihen re menjëherë sepse janë më të ngjyrosur, janë më entuziastë dhe kanë edhe kapelen që quhet plis

Të pëlqen slogani O sa mirë me qenë shqiptar? Është e thjeshtë ta thuash?

Ohe është e thjeshtë.

Po himnin kombëtar e dini?

Mjaftueshëm por jo saktësisht sepse keni një gjuhë që për mua është shumë e vështirë për të shqiptuar të tilla fjali.

Jeni përpjekur ta mësoni shqipen?

Shumë pak, sinqerisht. Ju shpjegoj përse. Sepse ju jeni aq të zotë për të folur gjuhën tonë saqë na është dashur shumë pak mund dhe e kemi shumë të lehtë, dhe për arsyen se kam qëndruar ketu relativisht pak dhe kam udhëtuar shumë dhe më është dashur më shumë të flas anglisht sesa shqip.

Kthehemi sërish tek politika. Edhe pse më thatë se keni udhëtuar shumë dhe nuk keni qenë shumë prezent në Shqipëri por e keni ndjekur pak besoj situatën politike dhe zhvillimet. Cila është gjëja që ju ka bërë më shumë përshtypje për debatin politik, për mënyrën se si shqiptarët e jetojnë politikën?

Politika në të gjitha anët është e pak njëjtë. Ka një parti që është në qeveri, një koalicion që është në qeveri, nga ana tjetër është opozita që qartësisht lufton ata që janë në qeveri. Kështu ndodhte kur ishte Rama në opozitë me Berishën. E rëndësishme dhe ajo që vlen është që politika të jetë me të vërtetë në shërbim të vendit, të qytetarit dhe të ketë një program afatmesëm sepse Shqipëria sipas meje (hiqe ilir meten dje) është Kina në distancë të afërt, siç u them shpesh miqëve të mi italianë sepse ka shumë cilësi në punë, madje më shumë cilësi se sa mund të ketë në Kinë dhe ka një krahë pune të lirë. E rëndësishem është që të jetë një plan zhvillimi që do përshpejtojë ecurinë e vendit.

Flisni për kompani të mëdha, jo vetëm call center?

Jo vetëm shërbime por edhe prodhim…

Italia punon shumë në Serbi…ka fabrika të pranishme atje.

Mund t’i kemi edhe këtu sepse janë lehtësisht të arritshme me transport detar. Lidhjet ekzistojnë. Mendoj se Shqipëria ka resurset për t’u zhvilluar në kohë. Po të shohim se nga është nisur, mendoj se tashmë disa hapa janë bërë. Ka infrastruktura sipas meje për t’u përmirësuar, pastaj duhet shfrytëzuar aspekti turistik që është një nga resurset që mund t’i sjellë pasuri vendit.

Ju do të jeni turist në Shqipëri me familjen tuaj?

Nuk ka kohë sinqerisht në këtë verë. Unë kam fatim të kem edhe një shtëpi në Sardenjë që besoj se është një nga parajsat më të bukura pranë shtëpisë.

Pra, jo..

Jo jo, unë do ta bëj me siguri një xhiro me gruan time sepse ajo është shumë kurioze për të parë Butrintin apo Gjirokastrën dhe Beratin. Të gjitha këto qytete për të cilat unë i kam folur sepse unë i kam parë nga biçikleta, i kam parë nga shumë afër dhe është një realitet shumë i bukur. Për më tepër, miqtë tanë të shumtë kanë bërë një tur në Shqipëri në një autobus të organizuar dhe kur janë kthyer në shtëpi kanë qenë me të vërtetë shumë të kënaqur.

Ju thatë se Shqipëria ka resurse që duhet t’i shfrytëzojë dhe t’i marrë më të mirën. Po bëjmë gjënë e duhur, për të punuar për këto resurse për t’i vënë në funskion të zhvillimit të vendit?

Po bëj politikanin që nuk është profesioni im. Kërkon që të krijosh pasuri për vendin apo kërkon vetëm të orientohësh si një vend që intereson energjia solare, hidroenergjia. Unë mendoj se edhe bujqësia duhet të shihet më mirë, sepse mund të jetë një resurs i rëndësishëm duke parë se në në pozicion gjeografik, je në nivelin e Italisë së jugut, pra prodhimi intensiv i disa produkteve që konsumohen më shumë, mund ta bësh përpara kohe sepse kupton që mund të ecë. Por nuk dua t’i vjedh profesionin atyre që e bëjnë më mirë.

Për këtë më mirë, kemi 25 vjet që të paktën në sondazhet që bëjnë, shqiptarët nuk janë shumë të kënaqur, sidomos kur flitet për nivelin e korrupsionit në vend. Ju keni patur ndonjëherë ndonja rast që kanë provuar t’ju korruptojnë?

Jo, për këtë jam i pasulmueshëm, nuk është se dikush vjen dhe më jep para për të futur në lojë dikë.

Ndoshta ata nuk e dinë që ju jeni i pakorruptueshëm por e kanë provuar?

E dinë, besoj se e dinë. Jam një njeri shumë i vëmendshëm ndaj këtyre aspekteve kështu që jo.

I keni dëgjuar shqiptarët kur ankohen, ky është vend i korruptuar dhe pastaj janë ata vetë që paguajnë, që janë pjesë e korrupsionit? Çfarë mendoni?

Është sistemi që është në të gjitha anët në lartësi të ndryshme. Unë nuk dua të bëhem tani gjykatës suprem. E di që korrupsioni ekziston, që ekziston në të gjitha vendet e botës në shumë nivele dhe shumë shtresa. Ajo që të shqetëson është se kur ky korrupsion vë në rrezik mundësitë e të tjerëve që punojnë në mënyrë të ndershme dhe korrekte.

Do më habisnit nëse nuk keni dëgjuar për reformën në drejtësi në vend. Keni dëgjuar besoj?

Na vini prapa shumë shpejt. Ligjet janë ato që modelojnë rregulloren juridike edhe italiane. Ne po bëjmë reforma dhe të njëjtën gjë po bën edhe Shqipëria.

Italia ka shpëtuar nga kriza ekonomike?

Akoma jo. Po kalojmë një periudhë shmë të vështirë dhe është shumë e çuditshme sepse ne italianët, sipas meje, kemi aftësinë për të rilinduar nga vetja, si nga hiri, arrijmë të ngrejmë kokën edhe në situata të vështira. Kemi një shpirt të çuditshëm, arrijmë të nxjerrim diçka edhe nga atje ku ka shumë pak për të nxjerrë.

Mund të thueht që jeni në rrugë të mbarë tani?

Jemi duke ecur, pak nga pak, ne kemi nevojë të kufizaojmë financimet publike dhe shpenzimet, ne shpenzojmë shumë për të funksionuar makineria publike, duhet ta përmirësojmë këtë dhe t’i japim më shumë vëmendje pensioneve për t’i dhënë mundësinë të rinjve për të zëvendësuar në punë ata që ikin.

Kur jeni në Itali, me miq italianë dhe flisni për Shqipërinë, për faktin që ke marrë një pashaportë shqiptare, dhe flitet për imazhin e Shqipërisë. Si ndihesh? Ndihesh më shumë italian, shqiptar? Vihesh në mbrojtje kur të flasin për Shqipërinë?

Kur jam në Itali dhe flas me miqtë italianë dhe kur më pyesin për Shqipërinë, sigurisht jam palë dhe mbroj vendin ku unë jam natyralizuar. Them ato gjëra që janë për t’u thënë dhe heq përcaktimet që bëhen për Shqipërinë. Por atje ka probleme me krimin, unë mund të dal xhiro qetësisht në Tiranë por nuk mund të dal në Milano, jo sepse jam unë por besoj se fakte të ndryshme të mikrokrimit ndodhin më shumë në disa qytete italiane sesa shqiptare. Për gjëra të tjera them, nuk e di sepse nuk dua të futem në të tilla bisedime.

Mund të më thoni 3 karakteristika të shqiptarëve?

Vetëm 3?

Ato që të vijnë në mendje…

Unë jam në një situatë shumë të privilegjuar sinqerisht. Mendoj se kanë një sjellje të ndryshme ndaj gruas nga ajo që kemi ne në Itali. Unë do të bëja tifo më shumë për gratë, por gratë nuk kanë arritur akoma atë nivel social që duhet të kenë.

Janë pak politikisht jokorrektë me gratë…

Le të themi për atë që kam parë unë. Për të tjerat mensoj se ka një ngjashmëri karakteriale, përveç faktit të efiçencës, të gjitha të tjerat ngjajmë shumë.

Tashmë jemi në fund të intervistës. Çfarë do i thojë shqiptarëve që do vijnë në Francë apo që do ju ndjekin nga e gjithë bota kombëtaren shqiptare? Çfarë pirtshëmrish duhet të kenë?

Atëherë. Nuk duhet të kenë pritshmëri dhe çdo gjë që djemtë do të arrijnë t’u japin atyre është e gjitha diçka më shumë. Mendoj se ky është aspekti më i rëndësishëm sepse në të kundërt do të bejmë presion të padobishëm tek lojtarët. Ta jetojmë qetësisht këtë festë. Ju garantoj se do të japim jo 100% por 120% për të arritur ta zgjasim sa më shumë.

Por pak presion pozitiv mund ta bëjmë të tipit, shpërblime… E keni menduar?

E kemi përdorur presionin pozitiv. Ne e dimë se kë kemi me vete dhe kë mund të bëjmë të lumtur dhe kë mund të bëjmë të pakënaqur, kështu që do kërkojmë të japim më të mirën tonë.

Nëse humbasim?

Nëse humbasim, do ta fusim preventiv, mund të fitojmë, të barazojmë dhe të humbim. Është diçka që më pëlqen pak, shumë pak.

Nëse ndodh, është e drejtë të themi se e rëndësishme ishte pjesëmarrja?

Motoja De Coubertiane, e rëndësishme ishte pjesëmarrja nuk më pëlqen shumë. Mendoj se nëse në fillim të kualifikueseve do të kishim thënë se do na pëlqente të merrnim pjesë në europian po si? Ndërsa tani që jemi duam të arrijmë, nuke di ku, në majë, tek kupa? Nuk besoj. Besoj se do të bëjmë gjithçka për të arritur sa më larg të mundemi. Më shumë nuk mund të premtoj

Gianni De Biasi faleminderit për këtë intervistë

Faleminderit ju, ishte një kënaqësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY