Shoqata “Çamëria” pret Kotzias me protestë

Shoqata “Çamëria” pret Kotzias me protestë

56
0
Shares

Përpara ministrisë së Jashtme Shoqata Çamëria po proteston nën moton “Unë jam shqiptar i Çamërisë, unë ekzistoj”!
Kjo protestë zhvillohet ndërsa sot Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati do të presë në MPJ, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias.
Shoqata Çamëria ka nisur protestën e paralajmëruar para ministrisë së jashtëme pak para mbërritjes së ministrit të jashtëm grek në Tiranë. Me pankartat “Hiqni ligjin e luftës”, “Çamëria nëna jonë”, protestuesit kanë bllokuar dy trotuaret e rrugës dhe trotuaret në krah të MPJ dhe në krah të lumit Lana. Forca të shumta policie kanë rrethuar ministrinë për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm në kohën kur ministri grek do të kalojë në këtë aks për të takuar Ditmir Bushatin.
Nesër ministrat do të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: “Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit”. Aktiviteti do të zhvillohet në Godinën Liria – Aula Magna, të Qytetit Studenti. Në përfundim të panelit të parë të diskutimeve, të dy Ministrave, do të ketë dhe një panel të dytë diskutimi me akademikë shqiptarë dhe grekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY