Kush është shqiptari misterioz që kontrollon trafikun e heroinës në Zvicër…?!

Kush është shqiptari misterioz që kontrollon trafikun e heroinës në Zvicër…?!

56
0
Shares

Ai është pagëzuar si njeriu që lëviz fijet e drogës Zvicër, në zonën e Luganos. Korrierët i drejtohen atij me emrin “Johnn”, “Jonni”, “Loke”, “Mik”, apo thjesht “Boss”. Sipas hetuesve zviceranë, ai, edhe pse nuk ndodhet në vend, nga Shqipëria, apo nga Ballkani dërgon çdo muaj korrierë të rinj drejt Zvicrës.
Nga autoritet zvicerane ai është një person që ende nuk është arritur të përcaktohet, megjithëse përfaqëson një prej rrjeteve më të mëdha të shpërndarësve në zonën e Ticino, në Lugano.
Ai e njeh më së mirë territorin zviceran dhe pse dyshohet se nuk ka shkelur kurrë në të. Është ai që vendos gjithçka, kontaktet me klientët, çmimet dhe çdo gjë tjetër. Korrierët janë vetëm gurë e shahut, që përdoren duke shfrytëzuar një sistem të krijuara tashmë për të shpërndarë, sasi të heroinës, në një treg që sipas policisë vendase, po gjen gjithmonë e më shumë rritje. Ndërkohë, policia zvicerane ka mundur që të neutralizojë 8 prej tyre, që prej vitin 2015 kur kanë filluar hetimet, por ata e dinë tashmë që të tjerë do të vijnë.
Të rinjtë e arrestuar vijnë të gjithë nga Shqipëria, disa njihen sepse vijnë nga e njëjta zonë. Janë djem të rinj, të papunë që rekrutohen në vendin tonë dhe që u garantohet jetesa në territorin zviceran dhe një shpërblim i përmuajshëm prej 3.000-3.500 frangash.
Sipas autoriteteve zvicerane, aktualisht mbi këtë çështje është janë ngritur dy hetime paralele në Shqipëri dhe në Zvicër. /klantv/ 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY