Shqipëria 27.7 milionë euro për barazinë gjinore

Shqipëria 27.7 milionë euro për barazinë gjinore

75
0
Shares

Rreth 27.7 milionë euro do t’i kushtojë Shqipërisë zbatimi i strategjisë katërvjeçare të barazisë gjinore. Në vitin 2016 kërkesa për shpenzime bazohet në fonde që janë alokuar nga buxheti i shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, shteti do të mund të mbulojë rreth 63% të të gjithë kostos.

Sipas analizës së strategjisë buxhetin më të madh e kërkon “Fuqizimi i grave në tregun e punës” me rreth 55.5%, ndërsa nuk janë të siguruara fondet ( rreth 42%) për fuqizimin e grave në zonat rurale, sipas monitor.

Strategjia synon rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje si qendrore,a shtu edhe lokale. Me ndarjen e re administrative dhe krijimin e 61 bashkive do të duhet që rreth 30% e administratorëve të njësive të jenë gra. Ndërsa është krijuar edhe Fondi për Mbështetjen e Grave Sipërmarrëse me një total prej rreth 26.5 milionë lekë.

Përqindja e grave në Parlament është rritur nga 18% në 22.9% në vitin 2015 (32 gra nga 140 deputetë gjithsej), por ende nuk është plotësuar objektivi i rritjes së pjesëmarrjes së grave në parlament në 30%.

Shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore për popullsinë meshkuj dhe femra të moshës 15-64 vjeç është përkatësisht 72,2% dhe 51,3%. Mes popullatës me meshkuj dhe femra ekziston një hendek prej 20,9 pikë për qind në normën e pjesëmarrjes në forcat e punës. Sipas INSTAT (2015 ), kjo do të thotë se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës në krahasim me femrat. Objektivi i rritjes së pjesëmarrjes së forcave të punës të grave deri në 65% nuk është arritur.

Struktura e punësimit sipas statusit të punësimit tregon se 42,6% e të punësuarve janë punonjës, 31,8% janë punonjës kontribues në familje dhe 25,6% janë të vetëpunësuar.

Midis të vetëpunësuarve dhe punonjësve, meshkujt dominojnë me përkatësisht 57,2% dhe 70,5%. Ndërkohë, femrat kanë 1,3 herë më shumë gjasa se meshkujt që të jenë punonjëse kontribuese në familje, një situatë që i vendos ato në varësi ekonomike dhe pengon fuqizimin e tyre ekonomik.

Sipas dokumenti të strategjisë, deri në vitin 2020 synohet reduktimi me 10% i punës së papaguar të grave si pasojë e rritjes së aksesit tek shërbimet sociale si çerdhe, kopshte, shërbime për moshën e tretë, shërbimeve të ofruara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY