Rama e Vuçiç, deklaratë të përbashkët për aktorin Bekim Fehmiu

Rama e Vuçiç, deklaratë të përbashkët për aktorin Bekim Fehmiu

275
0
Shares

Duke dashur ti japin të njëjtën prezencë si për shqiptarët edhe për serbët, dy kryeministrat, ai i Shqipërisë dhe ai i Serbisë kanë bërë një deklaratë të përbashkët me rastin e 80 vjetorit të lidnjes së aktorit të madh shqiptar.

Bekim Fehmiu u nda nga jeta përmes një vetëvrasjeje në Beograd. Vetë Fehmiu la amanet që hiri i trupit të tij të shpërndahet mbi lumin që përshkon mes për mes Prizrenin.
postim fehmiu

“Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë.

Aleksandar Vučić dhe Edi Rama”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY