POPULLORE/Bar mbi beton në park

POPULLORE/Bar mbi beton në park

40
0
Shares

Nga Hysni Ndreu

Për këndin e lojërave:

– Meqë populli u ankua se Erjoni po hedh beton mbi bar, ai ndryshoi taktikë, hodhi bar mbi beton;

– Në përputhje me emërtimin “Liqe Artificial”, mendoi ta bëjë edhe barin artificial;

– I hoqi flokët origjinale dhe i vuri paruke;

– Kam parë beton që “i hip” barit, por jo bar që “i hip” betonit;

– Nga “burrë e grua, mish e thua”, shndërrohet në “beton e bar, gjithmonë të pandarë”;

– Meqë formula e re e Erjonit rezultoi e suksesshme, parashikohet të zbatohet edhe në projekte të tjera, si për shembull te kulla e stadiumit, të cilën thonë që do ta mbulojnë edhe atë me bar;

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY