‘Një farë Ermal Lila, cub me uniformë policie zbaton urdhrat e partisë,...

‘Një farë Ermal Lila, cub me uniformë policie zbaton urdhrat e partisë, mori me forcë mësuesin që protestoi’

1151
0
Shares

Partia Demokratike konferencën e dytë për shtyp sot ia ka kushtuar kreut të komisariatit të Kurbinit, Ermal Lila, i cili sipas saj ka abuzuar me detyrën.

Nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se personi në fjalë ka marrë urdhra nga partia për të bërë presione ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur nga të djathtët ku dhe kanë kërkuar largimin nga posti i kryetarit të bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi.

“Edi Rama jo vetëm po i mban banditët e trafikantët që ka katapultuar në zyrat e shtetit, por ka urdhëruar dhe terror ndaj qytetarëve që protestojnë dhe kërkojnë pastrimin e zyrave nga krimi, çlirimin e pushtetit nga kriminelët. Një farë Ermal Lila, cub me uniformë në Policinë e Kurbinit është vënë në ndjekje të qytetarëve dhe demokratëve që protestuan dje para zyrave të bashkisë, duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ligj që nxjerr prej Bashkisë Bardhin e Ramës, jo vetëm sepse ka precedentë, por edhe e çon për ndjekje penale se përveç 5 emrave që ka deklaruar, ka fshehur dy të tjerë, identitete me të cilat ka probleme me drejtësinë.Shefi i komisariatit të Kurbinit, Ermal Lila, duke zbatuar urdhrat politikë, ka dërguar policë sot në shkollë, gjatë mësimit, për të marrë me forcë mësuesin Vladimir Korriku, që ishte dje në protestë. Kjo dhunë, ky presion i Edi Ramës është drejtpërdrejt në mbrojtje të krimit, është një përpjekje e turpshme për të mbyllur gojën e qytetarëve, e demokratëve”, tha Ristani.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Ristani bëri thirrje publike që asnjë polic të mos ushtrojë presione mbi qytetarët.

“Jam sot këtu për ti bërë të ditur këtij shefi komisariati dhe çdo kujt tjetër që shërben urdhrat politikë të Edi Ramës, të mos guxojnë të prekin një qytetar, një demokrat sepse do të përgjigjen deri më një para ligjit. Artur Bardhi i Ramës, Bushi e Roshi, banditët e trafikantët që ka futur nëpër zyra e deri në parlament, do të marrin përgjigjen e duhur, dhe nuk i mbron dot as Edi Rama, as policia e urdhëruar politikisht. Shqiptarët të jenë të bindur se dekriminalizimi do të bëhet, politika dhe zyrat e administratës shtetërore, do të pastrohen nga krimi. Pushteti do tu kthehet qytetarëve”, tha Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY