PUNËSIMI/Pse duhet të të zgjedhin ty?

PUNËSIMI/Pse duhet të të zgjedhin ty?

46
0
Shares

Ekspertët e Punësimit dhe Karrierës tregojnë se kërkimi i punës është një sfidë për shumicën e njerëzve që e kërkojnë atë, por akoma më e vështirë pjesa e përzgjedhjes.

Më poshtë këshilla për punëkërkuesit se si t’ia dilni të përzgjidheni:

1. Mbaje fokusin te aftësitë dhe jo te eksperienca

Listo vetëm ato gjëra që i përshtaten më mirë pozicionit për të cilin po aplikoni, ndërsa të tjerat të lihen mënjanë.

2. Shpjego pse e do këtë punë më shumë se punët e tjera

Mundohu të demonstrosh interesin që ke për këtë punë si edhe kontributet që ti mendon se do të japësh në atë organizatë. Ju duhet të bindni punëdhënësin që jeni vërtetë i interesuar për këtë punë dhe se nuk jeni thjesht duke kërkuar për një punë që do ta lini në të ardhmen për diçka tjetër më të mirë.

3. Fokusohu te nevojat e punonjësit

Përpiquni t’ia bëni të qartë punëdhënësit se ju jeni i aftë që të kryeni të gjitha detyrat që do të ju ngarkohen, si dhe theksoni përfitimet që ju mendoni se do i sillni kompanisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY