SKANDAL/ Lirohet nga burgu i Shën Kollit i dënuari me 20 vjet...

SKANDAL/ Lirohet nga burgu i Shën Kollit i dënuari me 20 vjet burg

59
0
Shares

Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.
Televizioni ABC news ka mësuar se Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës. Burimet thonë se Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, është lënë i lirë. Edhe pse në kartelen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit Zukaj duhet të ekstradohet në Kosovë, administrateae burgut i ka hapur derën e burgut duke e lënë të lirë jashtë çdo procedure ligjore. Për këtë skandal të administratës së burgjeve është alarmuar ambasada e Kosovës në Shqipëri dhe prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet, duke sekuestruar të gjithë praktikën e të dënuarit kosovar.
Sipas dosjes që ABC news ka siguruar një kopje, rezulton se Shaban Zukaj në vitin 2000 në Shëngjin të Lezhës, ka qëlluar me armë një bashkvendas të tij për hakmarrje. Fatmirësisht shtetasi nga Kosova ka shpëtuar, por Zukaj është larguar për t’iu shmangur drejtësisë, e cila e ka hetuar e gjykuar në mungesë, ku përfundimisht ëtshë dënuar me 15 vjet burg.
Gjatë kohës së arratisjes, thuhet në dosje, më 1 shtator të vitit 2011, i maskuar dhe me kallashnikov në dorë Zukaj ka hyrë në tregun e gjelbërt dhe ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Zyber Devishaj dhe Adil Thaçi.
Se pasojë e të shtenave ka gjetur vdekjen Dervishaj, ndërsa ka mbetur i plagosur Thaçi. Pas kësaj vrasje, Zukaj është larguar në drejtim të Belgjikës ku ka ndërruar edhe identitet. Por për llogari të dënimit në Shqipëri, Zukaj është arrestuar në vitin 2012 në Belgjikë dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri, ku edhe ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë.
Gjatë qëndrimit në burg, autoritet e Kosovës kanë sjell kërkesën për ekstradimin e tij, e cila është miratuar nga Gjykatat shqiptare. Në vendim thuhet se me të përfunduar dënimin në Shqipëri, Shuaip Zukaj të ekstradohet në Kosovë për të vuajtur dënimin për vrasje. Por pavarësisht këtij vendimi, administrata e burgut i ka hapur derën duke e lënë të lirë. Për këtë lirim të paligjshëm, prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet dhe pritet arrestimet e zyrtarëve të burgut, që kanë firmosur lirimin e tij. Ndërkohë, zyrtarisht burgjet thonë se kanë respektuar procedurat ligjore dhe se lirimi është bërë konform respektimit të ligjit. /ABC NEWS

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY