Arrestohet një 32-vjeçar nga Kruja, u kap me armë, fishekë dhe drogë

Arrestohet një 32-vjeçar nga Kruja, u kap me armë, fishekë dhe drogë

48
0
Shares

Policia e Krujës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi u kap me një armë zjarri, fishekë dhe drogë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin, Lorenc Xhaja, 32 vjeç, banues në Nikël, Krujë.Xhajës, gjatë kontrollit fizik, të ushtruar në Verjon, Krujë, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:një armë zjarri pistoletë tip TT,një krëhër me 6 fishekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i “u gjetën dhe i’u sekuestruanrreth 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva1 automjet tip Benz me targa N 0470981 automjet tip Cherook me targa AA 038 LY.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” parashikuar në nenet 278/2 dhe 283/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY