ILIR SECI/Hitha

ILIR SECI/Hitha

180
0
Shares

…Si fmijë e mbaj mend Nanaloken ka na thotë :

-“Nano për çdo pranvere,n’të dalun t’dushkit tanë robtë e shpisë duhet me hangër diçka te gatueme me hitha… Duhet me i hangër te paktën tri vakte me to!” …

-“Po pse duhet me i hangër!?” – u habitshim na fmia…

-“Lokjo, me hangër tri vakte n’të dalun t’dushkit s’ka send má t’mirë per trup t’njerit ” – ftillonte Nanaloke, – ” a e keni pa kur del dushki neper lisa!? Qashtu ndrro edhe gjaki i njerit ne pranvere…bash si pemet pertrihet! Qatëhere n’qat vakt asht mire me hanger hitha se bajne mirë per gjak!” …

Çdo pranverë këtë gja bajshin Nanat tona në Malsi, mbledhshin hitha e gatuejshin laknuer me hitha … Bajshin hitha me tamël…

… Má vona kur isha student në Universitet në Shkoder, lidhun me këtë gja e pata dvetë nje mik temin pedagog në fakultetin e Bio-Kimisë … U mrekullue kur ja diftova!

-“Kjo asht fantastike mor Ilir!” – m’pat thanë, – “A e din qe hitha ka perqindjen má te nalte te hekurit nder tana bimët?! Dhe jo vetem që ka perqindjen má t’naltë por prej hithës asht edhe má e kollajte me e marrë trupi!”…

…Dhe miku jem pedagog vazhdoi tu me shpjegu sa e naltë asht perqindja e hekurit në hitha…

-“Interesant …si e kanë ditë!?” – me tha, – “Edhe sa mire kanë këshillu me i hangër në pranvere …se e vertete ashtu asht,në pranvere edhe gjaku përtrihet si bimësia!?..Dhe hekuri asht jetik per gjakun, dihet si funksionon Hemaglobina!” …

…Ditunia popullore…njohunitë qe vijnë nga kohnat má të lashta… Dituni e mbledhun dhe ruejtun me fanatizem… percjellun brez mbas brezi…Pa shkolla, vetem me pervojen e jetes dhe sa shume kane dite!?

…Me asht kujtue kjo gja edhe kur pata lexue “Shenimet e Gjon Nikolle Kazazit” bazue në jeten e priftit gjakovar Gjon Nikollë Kazazi,(1702-1752) … Gjon Nikolle Kazazi ka qenë prift por edhe studiues mjaft i zoti,i pari klerik shqiptar qe asht lejue me ba kerkime në arkiven e Vatikanit…Mjafton me kujtue këtu se Gjon Nikolle Kazazi ka zbulue “Mesharin” e Gjon Buzukut! Kur hulomtonte nder relacionet e arkives se Vatikanit, Gjon Nikolle Kazazi shkruen se kishte gjete nji relacion mjaft interesant dergue Vatikanit në kohen e Murtajës se shekullit te 17-të… mes tjerash prifti qe kish shkrue relacionin thoté :

-“…Murtaja asht tue qite fare vendin!Burra e gra,pleq e fmije po vdesin perdite por nji gja ka ndodhe kto kohe.Plakat e Malsise se Gjakoves kane gjetë nje menyre me i shpetue fmijet! Kur vdes dikush prej murtaje trupi i mbulohet me nje soj pushi te bardhe dhe plakat e marrin njate push dhe ua japin fmijeve me e hangër me ushqim! Deri tash njata qe e kane hangër ushqim me njatë push kane mbijetue!” …

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY