FOTO/ Drejtoresha e burgut çmend të burgosurit, kërcim erotik para tyre

FOTO/ Drejtoresha e burgut çmend të burgosurit, kërcim erotik para tyre

69
0
Shares

Një drejtoreshë burgu është duke u hetuar pasi është fotografuar duke kërcyer twerk para qindra të burgosurve të uritur për seks në një burg të Kolumbisë. Klaudia Patricia Giraldo Ossa, drejtuese e burgut të Calit, është parë në një seri fotografish teksa kërcente në mënyrë erotike brenda qelive të të burgosurve gjatë një eventi kulturor.

Ossa, e veshur me një bluzë të lidhur në qaftë dhe xhinse të ngushta kërceu në skenë së bashku me disa nga të burgosurit. Ndërkohë që të burgosurit e tjerë shikonin dhe duartrokisnin performancën e drejtoreshës, në një kohë kur në horizont nuk dukej asnjë roje burgu.

Kolegët sqarojnë se Ossa nuk e kishte si qëllim që të bëhej pjesë e festës dhe të ngjitej në skenë, por të burgosurit i bënë thirrje që të afrohej e të kërcente me ta. Diçka e tillë e pamenduar mirë po i kushton një hetim disiplinor.

Mediat lokale raportojnë se biondja kolumbiane ende nuk ka komentuar mbi këtë ngjarje. Skandali ka alarmuar instancat më të larta të drejtësisë në Kolumbi ndaj dhe pritet që për kërcmitaren erotike të merren masa. Por nga gjithë kjo histori ka disa të burgosur që kaluan disa momente të këndshme teksa shijonin kërcimin e drejtoreshës së tyre./Daily Mail.
drejtoresha-e-burgut-4
drejtoresha-e-burgut-3
drejtoresha-e-burgut-1
derjtoresha-e-burgut-2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY