The Sun: Pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kriminelët do të hyjnë...

The Sun: Pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kriminelët do të hyjnë më lehtë në Britani

40
0
Shares

Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mbështetësve të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Këtë herë gazeta britanike “TheSun”, shkruan se futja e Shqipërisë në BE do ta bënte më të lehtë futjen e kriminelëve në Britaninë e Madhe. Sipas artikullit, 10% e dënuarve në burgjet britanike janë shqiptarë dhe statistika bazohet tek radhët e të dënuarve nga kontinenti evropian.

Artikulli nis me arrestimin e një 21 vjeçari shqiptar, i cili ka mundur të hyjë në Britaninë e Madhe pavarësisht se ishte larguar nga autoritetet vendase.

Ai mendohet se ka hyrë disa javë më parë me dokumente të falsifikuara të identifikimit. Bëhet fjalë për shtetasinPashk Koliçaj,i cili është arrestuar me drogë në vlerën 1.5 milionë eurove.

Gazeta kujton deklaratat e javës së shkuar të ministres së Brendshme, Theresa May, e cila megjithëse nuk mbështet daljen e Britanisë nga BE-ja, paralajmëroi seanëtarësimii disa vendeve të Ballkanit në BE do të sjellë vetëm probleme për Unionin, duke përmendur këtu Shqipërinë.

Udhëheqësi luftarak i Brexit (daljes së Britanisë nga BE-ja) ministri i Drejtësisë, Michael Gove
paralajmëron se radhët e gangsterëve shqiptarë në Britani do të shtohen pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY