Dëshmon biznesmeni që tentuan t’i grabisin banesën, policia shoqëron 10 persona

Dëshmon biznesmeni që tentuan t’i grabisin banesën, policia shoqëron 10 persona

38
0
Shares

10 persona janë shoqëruar në Polici për tentativën e grabitjes së banesës së biznesmenit në qytetin e Shkodrës, Sabah Rrashketa.

Të shoqëruarit pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë nga autoritetet policore. Ndërkohë, Policia po vijon punën për identifikimin e katër autorëve.

Policia ka marrë dëshminë e biznesmenit për të ndihmuar në zbardhjen e autorëve por nuk dihet ende.

“Nuk më kanë marrë gjë. Fati i madh është që fqinjët i kanë parë dhe kanë njoftuar shpejt policinë”, mësohet të ketë thënë ai në polici duke shtuar se grabitësit kishin arritur të thyenin vetëm njërën nga dy bravat duke mos arritur të hynin në shtëpi.

Ai e ka pranuar se ndihet i frikësuar. I pyetur nëse kishte dyshime se kush mund të ishin autorët biznesmeni nuk ka ditur të japë një emër .Me familjen e tij Rrashketa kishte 3 vite që ishte zhvendosur në këtë pallat.

Policia ka dyshime se autorët e grabitjes të jenë të njëjtët autorë të grabitjeve të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës por pa dhënë më shumë detaje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY