FOTO/ Ja pse ky vend i varfër “djeg” në një zjarr të...

FOTO/ Ja pse ky vend i varfër “djeg” në një zjarr të madh 105 milionë euro

62
0
Shares

Më shumë se 100 ton fildish i është vënë flaka në Kenia, duke ndezur zjarrin më të madh të ndezur ndonjëherë.

I gjithë synimi është ndërgjegjësimi për të mbrojtur elefantët e rrezikuar. Kenia është rezervati më i madh i kafshëve të tilla në botë.

3500-2

Fildishët janë brirët e kafshës gjigante, e cila po pëson ulje në numër si pasojë e zvogëlimit të rezervatit të saj natyror dhe veçanërisht gjuetisë së paligjshme.

Në ceremoninë e zhvilluar në një park kombëtar në Nairobi, mori pjesë edhe Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta.

4648

Për presidentin u dogjën brirët e 11 mijë elefantëve, ndërsa më herët rekordi ishte 6 mijë. Kenia ka ndaluar totalisht tregtinë e fildishit për të mbrojtur kafshët nga gjuetia dhe për të siguruar vijueshmërinë e saj në kontinentin më të nxehtë të botës.

Shumica e brirëve të djegur janë sekuestruar nga qeveria teksa synohej trafikimi jashtë vendit, ndërsa vlera totale në tregun e zi është rreth 105 milionë euro.

5091

“Për ne, fildishi është i pavlefshëm nëse nuk është në trupin e elefantëve. Ne po dërgojnë një mesazh absolutisht të qartë se tregtia e fildishit duhet t’i vijë fundit dhe elefantët tonë duhet të jenë të mbrojtur.

Unë besoj se bota do të bashkohet me ne për t’i dhënë fund vuajtjeve të tmerrshme të kopeve të elefantëve dhe për t’i shpëtuar ato për brezat e ardhshëm”, tha Presidenti i vendit.

49281

Ceremonia është projektuar për të nxjerrë në pah rënien e popullsisë së kafshëve të egra të Afrikës. Çdo vit, më shumë se 30.000 elefantët janë vrarë për dhëmbët e tyre. /ora news tv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY