HISTORI NGA VLORA/ Çdo ditë nga një letër dashurie në derën e...

HISTORI NGA VLORA/ Çdo ditë nga një letër dashurie në derën e TV për Eleonorën…!

796
0
Shares

Kolegët tanë, Enrik Mehmeti dhe Mikel Marsi, “zbulojnë” një shtroi dashurie nga Vlora…
Historia e pazakontë ka për personazh një person, i cili për çdo ditë i shkruan një letër dashurie një vajze me emrin Eleonora dhe ia lë te dera e një TV lokal…
Përveç historisë dhe “apelit”, e veçanta e këtyre letrave qëndron edhe te “materiali” dhe mënyra e përgatitjes së zarfeve…

letrat
Prej disa muajsh, gati çdo ditë, një person lë në derën e një televizioni lokal, letra dashurie për një femër të quajtur Eleonora. Letrat kanë përmbajte, kryesisht një dashuri të pamundur, ku autori përveç historisë nuk mungon të bëj dhe apele përkatëse për Eleonorën, të kthehet…
Zarfet i sajon në mënyre perfektë me postera, fatura energjie dhe materiale të tjera dhe pasi i ngjit mirë, i dorëzon…
Thonë që mund të ketë probleme i shkreti, madje është kthyer në makth për punonjësit e TV të cilët çdo mëngjes përballen me letrën e pazakontë…
Gjithsesi unë me Mikelin i bëjmë thirrje Eleonorës kudo që është të kthehet te ai sepse me aq sa lexuam ai jetuaka vetëm për të (një arsye do e ketë pas dhe ajo që i ka ikur… ose nuk ka ekzistuar kurrë)”,
shkruan gazetari Enrik Mehmeti në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe foto të disa prej letrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY