Klasifikimi si “të mëdhenj”, bizneset në Bllok në kërkim për shitjen e...

Klasifikimi si “të mëdhenj”, bizneset në Bllok në kërkim për shitjen e aktivitetit

58
0
Shares

Deklarata e para disa ditëve e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj se të gjitha bizneset në ish-Bllok do të klasifikohen si të mëdha ka vënë në lëvizje disa sipërmarrje në këtë zonë për shitjen e aktiviteteve.

Si në të gjitha zonat e Tiranës, edhe në ish-Bllok nuk ka vetëm bare dhe restorantet VIP, por në rrugicat e lagjes, ka plot njësi të vogla ne ambiente edhe me 10 metër katror që shesin që nga byreqet dhe kinkaleritë e vogla deri tek veshjet kineze e turke. Ka bare dhe restorante në  rrugica që e shesin një kafe  60 leke njësoj si në lagjet me tjera të Tiranës.
Teksa nisma e Ministrit Ahmetaj pritet të jetësohet, bizneset e vogla të bllokut janë mes frikës dhe dëshpërimit për të ardhmen  e aktivitetit. Madje edhe ato që njihen si njësi pak më të mëdha dhe me serioze janë vënë në tratativa për shitjen e aktivitetit. Nuk kanë vënë shpallje të dukshme për këtë qëllim, pasi sipas tyre kjo mund të çonte në uljen e vlerës së shitjes, por sipas tyre  trajtimi fiskalisht si biznesi i madh nuk përballohet me xhirot aktuale.
Tre bare në  afërsi të shkollës “11 Janari”  janë duke kërkuar blerës për aktivitetin e tyre. Ambienti është me qira, por administratori që e shfrytëzon prej dhjetë vitesh pohon se riklasifikimi si i madh e mbyll automatikisht aktivitetin. Por kur e pyet se, kush mund ta blejë një aktivitet që nuk do të sjellë fitim, ai pohon se ka plot kërkesa, porse të interesuarit duket se janë njerëz që investojnë para të paligjshme (të ardhurat nga tregtia e hashashit dhe aktivitet të tjera të paligjshme), shtoi ai.
Pak ditë më parë Ministri Financave Arben Ahmetaj  kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës të zhvillojë vizita fiskale në bizneset e zonës së ish-bllokut, të cilat sistemi i riskut në tatime i ka klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë:
“Nesër Blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë biznes i madh sepse e vërteta kjo është, dhe unë në fund të javës, dua t’i tregoj publikut shqiptar që ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh”, theksoi Ministri ndërsa shtoi se sot kemi dalë nga kriza dhe ne jemi përgjegjës që t’u kthejmë shqiptarëve atë që përjetuan në dy vite, ku ne bëmë reformat.
Ministri kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës të zhvillojë vizita fiskale në bizneset e zonës së ish-bllokut, të cilat sistemi i riskut në tatime i ka klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë.

Bizneset në ish-Bllok: Të verifikohet nëse jemi biznes i madh
Një ndër pikat e tregtimit më pakicë të produkteve ushqimore në zonën e ish-Bllokut tregon për Monitor se deklarata e ministrit Ahmetaj që të gjithë bizneset në bllok janë biznese të mëdhenj, i duket tërësisht absurde.
“Mjafton të shikoni njëherë dyqanin tim që të kuptohet se çfarë biznesi jam. Le të vijnë kontrollorët tatimore, janë brenda rregullave por punoj për pikë të hallit”, tregon ai.
“Nuk mund të klasifikohemi të gjithë si biznese të mëdhenj, shikoni sa pak produkte kam dhe nuk marr dot shumë furnizim pasi nuk më shiten”, ka vijuar të tregojë pronari i një marketi në rrugën “Ismail Qemali”.
Ai shton se është i detyruar që të rrisë me 10 ose 20 lekë çmimet e produkteve, konsumatorët le të zgjedhin, kjo është forma që gjen për të mbijetuar.
“Në vetëm mbijetojmë, që të themi se bëjmë një punë dhe hamë diçka”, përfundon ai, duke shprehur sërish absurditetin e tij rreth çështjes së klasifikimit si biznes i madh të të gjithë bizneseve në zonën e ish-bllokut.
Një tjetër market pranë shkollës “Edit’h Durhan” ka deklaruar se kurrsesi nuk bëjmë aq xhiro sa të konsiderohemi si biznes i madh. Pronarja e këtij biznesi tregoi për Monitor se në nisje të aksionit antiinformalitet vitin e shkuar, një gabim njerëzor në prerjen e një fature fiskale me shpejtësi, e klasifikoi atë menjëherë në biznes të madh.
“Në vend që të prisja 1800 lekë, kam prerë një kupon me vlerë 180 mijë lekë. Pas disa ditësh më vjen tatimorja që më njofton që kam kaluar biznes i madh. Në të vërtetë ata mund ta verifikonin shumë mirë ecurinë e xhirove të mia. Kaluan disa javë dhe pas ankesave të depozituara, e zgjidha këtë gjë. Megjithatë, uroj që kësaj here, tatimorët të verifikojnë vërtet se cilët janë bizneset e mëdha dhe cilët të vegjël”, përfundoi ajo.

“Monitor”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY