Vetëm për 6 euro, “Mossack Fonseca” do të kishte shmangur skandalin “Panam...

Vetëm për 6 euro, “Mossack Fonseca” do të kishte shmangur skandalin “Panam Papers”

43
0
Shares

Vetëm 6 euro dhe 13 cent mund ta kishin shpëtuar kompaninë “Mossack Fonseca” nga shpërthimi i skandalit botëror të “Panama Papers”.
Duket e pabesueshme në fakt, por shuma në fjalë mund të rriste sigurinë e faqes së saj “Word Press”, në mënyrë që të mos rridhnin 11.5 milionë dokumentet. Deri më tani, skandali i ka kushtuar postin e kryeministrit kreut të qeverisë së Islandës dhe buzë ‘greminës’ ndodhet edhe kryemisntiri i Britanisë së Madhe, David Cameron dhe presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri.
Shuma prej 6 eurosh do ta ndihmonte kompaninë për të rinovuar aftësisë e platformës së faqes së  saj “Word Press”. Në vitin 2014, faqja e saj ka rënë pre e hakerave. Shuma e vogël do të jepet për sigurinë e divizionit “Wordfenc”.
Pas analizës së të dhënave teknike, “Word Press” ka zbuluar se kompania panameze përdorte një version me defekt të aplikacionit “Revolution Slider”. Aplikacioni ishte përditësuar nga kompania e programit, por këtë përditësim nuk e kishte kryer kompania ligjore me bazë në Panama, çka do t’i siguronte më shumë siguri ndaj viruseve në arkivin e saj.
Domeni është vënë nën mbikëqyrje të kompanisë amerikane “incapsula” e specializuar për mbrojtje nga sulmet kompjuterike, ndërsa më 6 prill është kryer transferimi në serverat e Lower Hutt, në Zelandën e Re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY