Ndihma ekonomike, 79.500 familje me lëmoshë, qarku i Elbasanit më i varfri

Ndihma ekonomike, 79.500 familje me lëmoshë, qarku i Elbasanit më i varfri

64
0
Shares

Elbasani kryeson listën e qyteteve me numrin më të madh të familjeve, që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të tremujorit të fundit të vitit 2015 nga Instituti i Statistikave, 18.6% e mbështetjes sociale, që buxheti i shtetit jep drejtpërdrejt për familjet, shkon për Qarkun e Elbasanit, pasuar nga qarqet e veriut: Dibra me 16.4%, Shkodra me 13.6% dhe Kukësi me 12.8%.
Ndërsa në kryeqytet, Tiranë, shpërndahet 10.2% e ndihmës ekonomike. Korça është i vetmi qark në Jug të vendit me 10 për qind të familjeve me ndihmë ekonomike. Vlora, Gjirokastra, Fieri dhe Berati kanë shifra të ulëta. Ndërkohë, bie në sy Qarku i Durrësit me vetëm 1.1 për qind të totalit.
Ndihma ekonomike është një mbështetje në parà për familjet e varfra dhe shpërndahet çdo muaj. Ajo mund të jetë e pjesshme, ose e plotë, në varësi të të ardhurave të familjes.
Në rang vendi janë rreth 79.500 familje në skemën e ndihmës ekonomike, në rënie me 2.6% krahasuar me tremujorin e tretë të 2015-s. Mbi 40 mijë u trajtuan me ndihmë të pjesshme dhe 39 mijë familje me ndihmë ekonomike të plotë.
INSTAT nuk bën analizë se përse është kjo shpërndarje, por ajo që shihet është se, jo gjithmonë numri i popullsisë është në raport të drejtë me nivelin e mbështetjes sociale. Dhe si shembull mund të merren Elbasani dhe Durrësi, me popullsi të përafërt, por në distanca ekstreme për sa i përket familjeve me ndihmë ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY