Arben Ahmetaj: Të gjithë bizneset në Bllok tani e tutje “të mëdhenj”

Arben Ahmetaj: Të gjithë bizneset në Bllok tani e tutje “të mëdhenj”

60
0
Shares

Një biznes “i madh” në Bllok, në pikun e mungesës së punës

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka pohuar dje ka paralajmëruar se të gjitha bizneset e Bllokut do kalojnë në të mëdha. Këtë “këshillë” për “klasifikim”, ministri Ahmetaj e artikuloi gjatë një takimi me inspektorët tatimorë.
“Nesër blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë biznes i madh sepse e vërteta kjo është, dhe unë në fund të javës, dua t’i tregoj publikut shqiptar që ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh”.
Ministri kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës të zhvillojë vizita fiskale në bizneset e zonës së ish-bllokut, të cilat sistemi i riskut në tatime i ka klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj zhvilloi takimet e para në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve dhe Doganës në Tiranë ku kërkoi angazhimin maksimal të administratës fiskale për zbatimin e planit operacional dhe veçanërisht komunikimin dhe shërbimin me profesionalizëm ndaj tatimpaguesve.
Së fundi, Ministri bëri të ditur se për qëllime të rritjes së efikasitetit të kontrollit, hetimi financiar dhe policia doganore do të dalin jashtë territorit të doganës.
Gjatë javës së ardhshme, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të vijojnë takimet me Drejtoritë rajonale për prezantimin e planit operacional dhe përmirësimin e cilësisë së komunikimit dhe shërbimit me tatimpaguesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY