BB ul parashikimet për rritjen ekonomike

BB ul parashikimet për rritjen ekonomike

38
0
Shares


Tahsen Sayed

Rënia e inflacionit afër zeros në shkurt të këtij viti, shihet me shqetësim nga Banka Botërore, e cila për herë të parë paralajmëron rrezikun e një situatë deflacioniste; një tregues i pakësimit të parave në qarkullim në krahasim me të mirat materiale dhe shërbimet e ofruara.
Gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik për Europën Juglindore, Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahsen Sayed ashtu si Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi që për partneritet publik privat duhet të analizohen rrisqet.
Banka Botërore ka ulur vlerësimin për rritjen ekonomike në Shqipëri për vitet 2015 – 2016.
Sipas Bankës Botërore ulja e parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit llogaritet nga 3.4 në 3.2 për qind.
Kryeekonomistja e Bankës në Tiranë shpjegoi arsyet.
“Firmat që merren me eksporte po ecin më poshtë sesa parashikimet tona. Kjo ka motivuar uljen për rritjen ekonomike të 2016, por edhe një ulje të lehtë për vitin 2015, nga 2.7 në 2.6 përqind”, deklaroi Hilda Shijaku, kryeekonomiste e BB për Shqipërinë.
Banka Botërore sheh me shqetësim papunësinë, kreditimin e ulët, nivelin e lartë të kredive me probleme dhe borxhin e lartë publik.
Paga reale, sipas saj, në harkun e 5 viteve 2010 – 2014 kanë rënë, krahasuar me 5-vjeçarin e mëparshëm.
Përfaqësuesit e Bankës komentuan edhe skandalin e “Panama Papers”, ku janë të përfshira edhe dy kompani shqiptare, duke kërkuar që qeveria të trajtojë dhe vlerësojë çështjet ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY