LETRAT E PANAMASË/ Skandal botëror me evazionin fiskal, të përfshirë krerë shtetesh,...

LETRAT E PANAMASË/ Skandal botëror me evazionin fiskal, të përfshirë krerë shtetesh, zyrtarë e sportistë të mëdhenj

40
0
Shares

Miliona dokumente, ku qindra personalitete janë përfshirë ne një investigimi te 107 mediave në mbarë botën ne te cilin tregohet shkalla e evazionit fiskal.
Zbulimet janë historike. Le Monde, Hetimi Cash dhe 105 media të tjera nga 76 vende kanë pasur qasje në miliona dokumente që kanë të bëjnë me evazionin fiskal kryer në Panama, një vend i vogël në Amerikën Qendrore.
Ndër argumentet e meterailit te titulluar “letra Panama”, e njohur si lista me emrat VIP dhe qe tërheq vëmendjen menjëherë, janë krerë të shtetit, ministra, e sportistë, e persona të tjerë të famshëm. Të gjithë kanë marrë pjesë në një skemë të madhe te mashtrimit tatimor.

Miliona dokumente të mbledhura
Madhësia e rrjedhjes së dokumenteve konfidenciale është historike. Në llogarinë e saj në Twitter, Le Monde botoi një infografik për të krahasuar rastin “Panama Papers” me skandalet e mëparshme. Thuhet se është zbulimi me i madh ndërkombëtar. Të dhënat e mbledhura janë 1500 herë më e madha se ato qe mund te jene konsideruar si skandale kohe me pare.
Një total prej 2.6 terrabajt të informacionit u zbuluan dhe shqyrtuar nga 370 gazetarë në mbarë botën te mobilizuar për një vit.

Të përfshire në skandal 12 krerë shtetesh
Një total prej 12 vendeve e shikon drejtuesin e shtetit, (ose ish-kreu i shtetit), të përfshirë në këtë skandal global. Këta politikanë, ndërmjet te cilëve nuk mungojnë mbreti i Arabisë Saudite, President i Argjentinës apo Vladimir Putin, presidenti rus. Ndërsa edhe Jerome Cahuzac, ish-ministri francez i Buxhetit, është cituar tashmë. Gazeta  Le Monde njoftoi se personalitete të tjerë francezë do të jetë në qendër të vëmendjes gjate javës.
Përveç këtyre krerëve të shteteve, të afërmit e dhjetëra udhëheqës të tjerë politikë janë të përfshirë në këtë skandal, nga Islanda në Kinë nëpërmjet Malajzisë apo Bregut te Fildishtë. Përveç këtyre politikanëve, dhjetëra figurave publike janë përmendur, duke përfshirë edhe aktorët apo sportistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY