Shqipëria do përfitojë 14 mln dollarë ndihmë nga SHBA, por jo për...

Shqipëria do përfitojë 14 mln dollarë ndihmë nga SHBA, por jo për zhvillim ekonomik

48
0
Shares

Çdo vit, Shtetet e Bashkuara mbështesin me ndihma rreth 100 shtete në botë, me miliarda dollarë.

Sipas statistikave të bëra publike nga Qeveria amerikane, këto iniciativa bëhen për të mbështetur paqen në botë, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe të mundësohet një ndihmesë humanitare gjatë kohëve të krizës.

Administrata Obama i ka kërkuar Kongresit që për vitin 2017 të alokojë në total në mbarë botën 33.9 mld dollarë, me një rënie të lehtë të buxhetit krahasuar me vitin 2016 që ishte 37.9 mld dollarë.

Për Shqipërinë është parashikuar një fond ndihme prej rreth 14 mln dollarë, të cilat do alokohen për çështje paqe dhe sigurise, si dhe për garantimin e të drejtave njerëzore, demokracisë dhe qeverisjes.

Duke parë historikun e viteve të mëparshme është shënuar një ulje e fondit (gjatë 2015 kishim 14.096 mln dollarë; dhe në 2014-n 16.8 milionë dollarë). Një tjetër element që bie në sy është që për fondin e 2017, në ndryshim nga të gjithë vitet e mëparshme, nuk përfshihet arsyeja e zhvillimit ekonomik për ndihmesën e dhënë.

Pjesa më e madhe e ndihmës jepet për shtetet e Lindjes së Mesme, por edhe ato në Afrikë dhe Amerikën Latine.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY