Kreshnik Spahiu: Rama në Uashington që të japë dorëheqjen!

Kreshnik Spahiu: Rama në Uashington që të japë dorëheqjen!

30
0
Shares

Rama është ftuar në Uashington që të këshillohet për t’u larguar nga qeverisja, tha sonte Kreshnik Spahiu, kreu i AK gjatë një interviste në emisionin Zonë e Lirë të Arian Canit.

“Lajmi për Ramën në Uashington u dha kur Basha ishte në Uashington. Kryeministri është ftuar nga Nënpresidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta i është garantuar edhe një foto me ciftin Obama. Një nga motivet e ftesës është situata e terrorizmit dhe refugjatëve që po dynden në Ballkan. Tjetër është ardhja e opozitës iraniane në Shqipëri. Fakti se lidershipi i Ballkanit që mban një këmbë në Europë dhe një në Rusi”, tha Spahiu.

Spahiu tha se Shtëpinë e Bardhë e kanë vizituar deri tani të gjithë liderët e Ballkanit. Rama është ndër të fundit.

“Shtëpia e Bardhë i thërret kur u këshillon që të japin dorëheqje ose të largohen. Ky është një ogur i mirë për shqiptarët. Rama do të bjerë ose me dorëheqje ose me revoltë”, tha Spahiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY