FOTO/ Policia zbardh dinamikën e aksidentit në Gosë të Kavajës

FOTO/ Policia zbardh dinamikën e aksidentit në Gosë të Kavajës

69
0
Shares

Polica ka zbardhur dinamikën  aksidentit të ndodhur sot në Gosë të Kavajës. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës dhe se viktimat kanë vdekur pasi janë mbytur duke mos dalë dot nga makina e përmbysur në kanalin me ujë.

Dinamika e aksidentit, sipas policisë

Referuar te dhenave te para dhe provave paraprake te administruara nga sherbimet e policise ne vendngjarje rezulton kjo dinamike e ndodhjes se aksidentit te dates 25. 03. 2016 ku humben jeten tre shtetas ne autuveturen e markes Ëolksëagen Golf me targe AA 958 HY: Aksidenti ka ndodhur naten ne kushtet e erresires, rreth ores 24-01; drejtimi i levizjes se autovetures se mesiperme fillimisht ka qene sipas drejtimit Lushnje- Kavaje ne afersi te degezimit – Gose.
Shtetasit udhetonin nga Fieri ne drejtim te Aeroporti te Rinasit rreth ores 1 te mengjesit.
kavaje, aksidenti gose1Per arsye ende te panjohura mjeti ka ecur me marsh “indietro” si duket per tu parkuar ne piken e karburantit “Marsoka”, i cili ndodhet ne krahun e djathte te rruges ku ka ndodhur ngjarja.
Referuar kushteve te erresires, mungeses se parmakeve mbrojtes te ures mbi kanalin ne krahun e majte te rruges, mjeti ka dale nga rruga, pas ferkimit ne pjesen e poshtme te saj ku jane “te fresketa” demtimet e evidentuara.
kavaje, aksidenti gose2Me tej referuar shpejtesise se vogel te qarkullimit “mbapsht”, eshte permbysur duke rene ne kanalin e mbushur me uje.
Nga renia me pjesen e pasme eshte thyer xhami i pasem i autovetures e cila ka rene ne pozicionin “permbysur” me rrotat “lart”.
Si rezultat i ujit dhe xhamave te mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret nuk kane mundur te dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen.
kavaje, aksidenti gose3Referuar kqyrjes se kujdesesshme te demtimeve siperfaqesore dhe ne pjesen e poshtme te mjetit mundesia me e madhe eshte dinamika e spjeguar me lart, nderkohe qe organi I Prokurorise dhe ekspertiza me e plote do te sqaroje rrethanat e sakta te ndodhjes se ketij aksidenti te rende me pasoje humbjen e jetes se tre shtetasve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY