Dëshmia e shoferit: Vëllai i gjallë mërmëriti dicka por nuk u mor...

Dëshmia e shoferit: Vëllai i gjallë mërmëriti dicka por nuk u mor vesh

38
0
Shares

Një shofer që bën me furgon linjën Gjirokastër-Tepelenë ka qenë i pari që ka parë viktimat e atentatit në Shtëpëz të Gjrikastrës.

Fillimisht ka menduar se ishte aksident por pasi ka parë makinën pa shenja dhe njerin prje tyre të mbytur në gjak është bindur për vrasje. Dëshmitari me inicialet G.H tregon edhe momentet e fundit të viktimës dhe pamundësinë për të thënë dicka të vëllait të tij plagosur rëndë.

A patë ndonjë mjet apo person tjetër që ishte pranë?

Jo, nuk kishte asnjë person tjetër përveç atij që unë pashë dhe që ishte në grahmat e fundit, si dhe një tjetri që ishte shtrirë i tëri në tokë dhe nuk kishte shenja jete.

Çfarë bëtë në ato momente?

Kam lajmëruar menjëherë policinë për të ardhur në vendngjarje, ndërkohë që një automjet u gjend papritur dhe i ka marrë ashtu, në rrëmujë e sipër, të dy të rinjtë që ishin mbytur me gjak. Ishte një situatë shumë e dhimbshme pasi personi që po i rridhte gjak, nuk shikonte veten e tij, por atë që ishte shtrirë në shesh. Ai mërmëriti diçka, por që nuk e mora vesh.

A jeni thirrur në polici për të dhënë dëshminë?

Dëshminë e kam dhënë dhe thashë ato çfarë ju thashë juve tani. Nuk pashë dikë që të qëllonte ndaj tyre, por thjesht një automjet të braktisur anës rrugës dhe kaq. Më vjen keq, sepse ishin të rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY