Çudira nga fushat e futbollit shqiptar

Çudira nga fushat e futbollit shqiptar

102
0
Shares

Foto Ilustruese

Një histori e rrallë, e bukur për t’u treguar dhe komike për ta shijuar. Nga ato ngjarje që nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me fushën e lojës, por me atë çfarë ndodh jashtë saj.
Një arbitër që ngatërron… ndeshjen. Nuk është një shaka, por e vërteta e asaj që i ka ndodhur dje Amarildo Gjeçit. Gjyqtari i 4-t nga Kolegjiumi i Tiranës ka mbërritur në orarin e caktuar në stadiumin e Mamurrasit.
Arbitri ka qenë në pritje të treshes së arbitrave, por rreth orës 13:00, përpara tij janë shfaqur gjyqtarët nga Fieri me në krye Kreshnik Cjapin. Gjeçi duket i surprizuar dhe nis të bëjë telefonatat e rastit. Aty mëson se i duhet të jetë në një ndeshje tjetër, në Krujë, ku do të luhet Kastrioti-Ada.
Gjeçi nuk humbet kohë dhe “xhiron gomat” drejt Krujës. Fati është me të, pasi Mamurrasi dhe Kruja nuk janë shumë larg dhe Gjeçi mbërrin thuajse në limite. Arbitri i 4-t bëhet gati në kohë rekord dhe ndeshja nis vetëm 4 minuta me vonesë.

amarildo-gjeci
Amarildo Gjeçi

Një histori e rrallë, ashtu si shumë të tjera në futbollin shqiptar. Edhe kjo u bashkohet ngjarjeve të çuditshme që kanë ndodhur në futbollin tonë. Duhet thënë se këtë sezon ato kanë arritur kulmin.
Një ngjarje unike do të mbetet ajo e ndodhur në “derbin e jugut: në Kategorinë e Dytë, Tepelena – Memaliaj, në javën e parë të këtij sezoni ku takimi u ndërpre në mes për shkak të detyrimeve që kishin klubet ndaj FSHF-së.
Papërgjegjshmëria e zyrtarëve të atij takimi bëri që të luheshin 45 minuta dhe më pas të vendosej për ndërprerjen e takimit për shkak të borxheve. Absurdi nuk njeh limite. Më pas, edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës bëri që edhe sot të mos ketë një rezultat të saktë për këtë ndeshje, kur kanë kaluar pesë muaj.

“Panorama Sport”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY