Edhe sot Kapshtica e bllokuar nga protesta e fermerëve grekë, ndërpritet puna...

Edhe sot Kapshtica e bllokuar nga protesta e fermerëve grekë, ndërpritet puna nga ora 11:30-19:00

44
0
Shares

Edhe ditën e sotme pika doganore e Kapshticës është bllokuar nga Ora 11:30 deri në orën 19:00. Shkak është bërë pezullimi i punës nga ana e palës greke, pasi vijon ende protesta e fermerëve në Greqi.

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ju informon se për shkak të bllokimit të rrugëve, prej grevës të zhvilluar nga fermerët grekë,dogana greke përsëri nuk do të funksionojë.

Fermerët grekë kanë më shumë se një javë që protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve që do të miratohet nga qeveria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY