Durrës, arrestohen baba e bir, në kërkim nga shteti Italian për trafik...

Durrës, arrestohen baba e bir, në kërkim nga shteti Italian për trafik droge

99
0
Shares

Policia e Durrësit ndaloi dy shtetas të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ata janë babë e bir dhe janë arrestuar në portin e Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim nga shteti italian.

Bujar Jeshili, 50 vjeç dhe Mateo Jeshili, 26 vjeç nga Shijaku, janë arrestuar pasi në prill të 2015 janë shpallur në kërkim nga gjykata italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Autoritet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar Vendimin Nr.5149/13 RG.NR-N.3770/RG GIP, për kryerjen e veprës penale “Trafikim të lëndëve naroktike”parashikuar në Kodin Penal Italian. Maksimumi i dënimit është 30 vjet. Ndalimi i tyre u bë në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY