Kompanitë e kasave fiskale, situatë monopoli në treg

Kompanitë e kasave fiskale, situatë monopoli në treg

88
0
Shares

Autoriteti i Konkurrencës i kërkon Këshillit të Ministrave që të ndryshojë rregullat në licencimin e firmave që tregtojnë kasa fiskale. Në vendimin e qeverisë të vitit 2007, bizneset të cilat duhet të tregtojnë këto pajisje, duhet të kenë një qarkullim vjetor prej 10 milion eurosh dhe të lenë një garanci bankare në Drejtorinë e Tatimeve prej 500 mijë dollarësh.

Kjo pengon futjen në treg të kompanive të tjera, shprehet Komisioni i Konkurrencës, prandaj, pas një hetimi i cili zgjati një vit, ai i rekomandon qeverisë që të rishikojë këto kushte. Në vendimin e konkurrencës thuhet se nuk ka kufizim ligjor, por pengesë ekonomike për hyrjen në treg të kompanive të tjera.

Vetëm 5 firma në Shqipëri ofrojnë pajisjen e bizneseve me kasë fiskale dhe shërbimin e mirëmbajtjes së saj. Ky ka qenë gjithmonë një shqetësim për sipërmarrësit, të cilët janë ankuar për çmime më të larta të kasave në Shqipëri, se në vendet e rajonit.vizionplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY