Joleza Koka: Video ime, ja me kë jam kënaqur këto dy ditë

Joleza Koka: Video ime, ja me kë jam kënaqur këto dy ditë

91
0
Shares

Kryetarja e Fressh, Joleza Koka ka replikuar me përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale që janë argëtuar me fjalimin saj në Tiranë gjatë pranimeve të reja në parti.

Megjithatë edhe gjatë sqarimit nuk ka qënë e qartë. Ajo ka qortuar gazeatrët e PD sipas saj që kanë qarkulluar videon por në fakt video është përgojuar edhe nga socialistë dhe freshistë. Vetë ministri Tahiri përgjatë videos jep të kuptohet se nuk e ka parë Jolezën tek pallati kur sytë përgjues të ministres së Inovacionit i kthehen em qortim.

Megjithatë ja edhe postimi i kreut të FRESSH:

“Jam kenaqur keto dy dite me kete gallaten sepse nepermjet kesaj evidentohen 3 lloj karakteresh:

Karakteri i pare jane te rinjte qe fjalimin tim e kritikojne si te jene kryekomunaret e portokallise, njerez me te vjeter ne mentalitet dhe se prinderit e tyre.

Te dytet ne liste jane gazetaret e PD-se, te cilet duke qene se pronaret i kane vene te prodhojne lajme vetem per hiret (e ciljetes), meqene se ne portalet e tyre vetem ato lajme klikohen, cdo video apo shkrim e lexojne sipas fantazive roze te pronareve te tyre.

Dua te riperseris ate qe kam thene ketu, ne shqiperi ne harkun kohor te dhjete oreve mund te shkembehesh me kryetar bashkie, ministra, kryeministra etj, ku ne nje hapesire 2 km2 jeton dhe punon gjithe aparatura e shtetit nuk duhet me e marr veten shume seriozisht. Eshte per te ardhur keq ndonjehere qe ambiciet e aspirant politikaneve i kalojne dhe shtrirjen gjeografike te Shqiperise.

Sa per shtepite e ministrave gjysma e ketyre kritikeve i dine shume mire se i kane cuar te pakten nje here prinderit me nga nje cv ne dore ti presin tek dera. (ja dhe karakteri i 3-te!)

Qe keshtu jave te mbare, pa strese, suksese ne punen tuaj dhe me gjere.

Edhe nje here per kenaqesine e atyre qe se kane pare, me poshte video” (videon e ka hequr).

joleza postim video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY