KULTURA E SJELLJES/ Babai mund të martohet me vajzën “e tij”

KULTURA E SJELLJES/ Babai mund të martohet me vajzën “e tij”

71
0
Shares

Parlamenti iranian miraton një ligj që i lejon burrave të martohen me vajzën e tyre adoptive sapo ajo të mbushi 13 vjeç
 
Javën që shkoi, Presidenti iranian HassanRouhani firmosi një ligj të ri që i lejon burrat të martohen me vajzën e tyre adoptive sapo ajo të ketë mbushur 13 vjeç.
“The Guardian” informon se ky ligj është integruar në një legjislacion të ri që kishte për qëllim, ironikisht, të mbrojë fëmijët.
“Ky ligj legalizon pedofilinë”, komenton avokatja Shadi Sadre cila militon për të drejtat e njeriut në organizatën Drejtësi për Iranin, me qendër në Londër.
“Të martohesh me një fëmijë të adoptuar nuk është traditë e kulturës iraniane. Sigurisht ka incest ne Iran, pak a shume si në gjithë botën, por ky ligj legalizon pedofilinë dhe i ve fëmijët tanë në rrezik, duke e bëre këtë krim një normë në kulturën tonë”, shton ajo.
“Nëse një baba martohet me vajzën e tij adoptuese,  e cila është minorene dhe kryen marrëdhënie seksuale, kjo quhet një përdhunim”, shton ajo.
Në Iran vajzat mund të martohen nga mosha 13 vjeç nëse kanë  lejen e babait. Por një gjykatës mund të autorizojë gjithashtu martesën e një vajze edhe më të vogël. Kurse, djemtë, mund të martohen nga 15 vjeç.
Sipas web-sitit iranian,”Tabnak”, në vitin 2010 pati rreth 42 000 martesa të fëmijëve nga 10-14 vjeç. Ndërsa në Teheran u martuan të paktën 75 fëmijë të moshës nën 10 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY