Sondazhi/ Sa shqiptarë mendojnë që korrupsioni është i nevojshëm

Sondazhi/ Sa shqiptarë mendojnë që korrupsioni është i nevojshëm

52
0
Shares

Të paktën 8 përqind e shqiptarëve bësojnë se korrupsioni është i nevojshëm. Ky ka qenë një nga gjetjet e një sondazhi të zhvilluar me fondet e Ambasadës Amerikane në kuadrin e projektit “Dhashë ryshfet” . Ndryshe nga sondazhet e deritanishme, nuk kishte për qëllim të shohë perceptimin e qytetarëve për korrupsionin, por mati dhe analizoi rastet konkrete kur qytetarëve iu është dashur të japin rryshfet në këmbim të një shërbimi.

Qyetarët u pyetën për disa raste dhe dhanë përgjigjet e mëposhtme:

1. Pyetjes: “A ju është dashur ndonjëherë të korruptoni dikë me qëllim marrjen e një shërbimi?” pjesëmarrësit në këtë pyetësor u përgjigjën:

– 70.9 % PO

– 29.1 % JO

2. Për pyetjen: “Në cilin shërbim apo fushë ju është dashur të jepni rryshfet?”, ku qytetarët mund të zgjidhnin më shumë se një fushë, u përgjigjën:

– 70.5 % në Shëndetësi

– 21.7 % në Administratë Publike

– 20.5 % në Polici

– 15.3 % në Arsim

– 8.97 % në Shërbim privat

– 8.97 % në Drejtësi

– 2.56 % në fusha të tjera

3. Duke qenë pyetsor me publik të rastësishëm, një çështje që na u duk me vlerë për ta sonduar ishte: “A ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju jetë ofruar rryshfet në këmbim të një shërbimi?”. Kësaj pyetjeje iu përgjigjën:

– 23.8 % PO

– 76.2 % JO

4. Shumica dërrmuese që nuk e ka raportuar korrupsionin, iu përgjigjën pyetjes “Nëse keni qenë dëshmitarë të një korrupsioni por nuk e keni denoncuar, për çfarë arsye nuk e keni bërë?” për këto arsye:

– 53.4 % u përgjigjën: “Nuk besoj te asnjë strukturë anti-korrupsioni në Shqipëri”

– 30.2 % u përgjigjën: “Nuk kam dashur të ekspozohem”

– 9.3 % u përgjigjën: “Për arsye të tjera”

– 8.1 % u përgjigjën: “Besoj se korrupsioni është i nevojshëm”

Sondimi i opinionit publik në lidhje me çështje të ndryshme të korrupsionit, ka nisur të zhvillohet në terren gjatë 3 muajve të fundit (nëntor, dhjetor, janar).

Kjo nismë është pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY