SHELL blen kompaninë që zbuloi puset e Shpiragut

SHELL blen kompaninë që zbuloi puset e Shpiragut

53
0
Shares

Kompania Petromanas njoftoi se ka vendosur të shesë pjesën e saj të aksioneve të aseteve të saj në Shqipëri te gjigandi ndërkombëtar i naftës Shell. Sipas kompanisë, të 25 për qind e aksioneve të saj u shitën për 45 milionë dollarë.

Transaksioni, megjithëse i parëndësishëm nga pikëpamja ekonomike për shqiptarët, sugjeron se Shell vijon ta konsiderojë zbulimin e Shpiragut si një aset të vlefshëm dhe me perspektivë të mirë.

Të njohur si Blloqet 2 dhe 3, Shpiragu dhe Molishti, këto dy blloqe të zbuluara fillimisht nga Oxidental Petroleum shumë vite më parë, supozohet se mbartin përkatësisht 233 dhe 142 milionë fuçi ekujvalente të naftës respektivish.

Lajmi për blerjen e aksioneve të Petromanas nga Shell u përshëndet dje edhe nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili e konsideroi atë “lajm të mirë”.reporter.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY