PROJEKTVENDIMI/Përqindjet që të kthejnë nga nxënës në student

PROJEKTVENDIMI/Përqindjet që të kthejnë nga nxënës në student

68
0
Shares


senati akademik

Në foto, faksimile e projektvendimit të Universitetit të Tiranës

Maturantët që duan të ndjekin shkollat e larta për vitin e ri akademik 2016 – 2017 do të përzgjidhen në bazë të dy kritereve.

Njëri kriter do të jetë nota mesatare e të gjitha viteve të shkollës së mesme.

Këshilli i Ministrave pritet të nxjerrë një vendim lidhur me përcaktimin e notës mesatare më të ulët që të jep të drejtën e studimeve të larta si dhe kuotat për secilin program studimi.

Universiteti i Tiranës nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se nota mesatare e të gjitha viteve të shkollës së mesme do të përfaqësojë 50 përqind të peshës në formulën përzgjedhëse. Ndërkohë 50 % e peshës do të përfaqësohet nga grupi i lëndëve të përzgjehdura nga fakulteti apo programi pritës. Këtu do të përfshihen edhe notat e fituara në provimet e Maturës Shtetërore.

Secili universitet është i lirë të përzgjedhë kriterin e vet të pranimit dhe, për programe të veçanta, ku kërkesat janë të larta dhe kuotat të ulëta, mund të aplikohet edhe konkursi.

Matura Shtetërore qëndron në fuqi dhe kryerja e saj është e vetmja mundësi për të përfunduar shkollën e mesme, që më pas të mund të aplikosh për të studiuar në ndonjë universitet. Pa kalimin me sukses të Maturës Shtetërore, shkolla e mesme nuk quhet e përfunduar.

Por, aplikimi për të studiuar në universitet ndryshon plotësisht. Tani, maturantët do të regjistrohen vetë pranë sekretarive të fakulteteve të universiteve që duan. Ata do të regjistrohen në programin e studimit që duan dhe do të presin aplikimin e proçesit përzgjedhës. Në rast se ai program studimi parashikon pranim me konkurs, atëherë maturantët do t’i nënshtrohen konkursit.

Nisur nga pikët e fituara në këtë proçes përzgjedhëz dhe nisur nga kuotat e caktuara, universiteti do të shpallë fituesit për secilin program studimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY