E kujt është maska që ka rënë sipas Edi Ramës

E kujt është maska që ka rënë sipas Edi Ramës

65
0
Shares

Kryeministri nuk i përmendi emrin por nëse do të ishte Basha ai që kishte ndërmend do ta thoshte kur Kryeministri foli sonte për maskat në intervistë te news24 me Eni Vasilin.

“Se kujt i ka ra maska ketu e ben sikur nuk i ka ra maska dhe te gjithe shqiptaret e dine une nuk kam faj”, tha ai.

Mazhoranca nuk është me një zë lidhur me reformën dhe LSI deklaroi sot se do të detyronte Kuvendin të shkonte me 3 drafte nga qeveria dhe mazhoranca.

Komisioni ka shtyrë mbledhjen ose ende nuk ka vendosur të thërrasë mbledhjen edhe pse dihej se do të mblidheshin të mërkurën.

Ndërsa lidhur me debatin për përdorimin e 3/5 për zgjedhjen e këshillit dhe kushtetueses ai tha se ne mbështesim 3/5 për shkak se nuk kemi një parti politike në mazhorancë por janë disa.

“Në leximin ekspertëve duhet 3/5 por në leximin e PD duhet 2/3. Le t’ja cojmë Venecias. Ne nuk e mbështetim 2/3 dhe leximi është mes rreshtave se Venecia nuk thotë as 2/3 , as 3/5.

Nëse Venecia thotë 2/3 ne do të ngjtim majat tona më të larta me 2/3”, tha Rama.

Duke folur për eskpertët Rama tha se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë në mitingjet e PS-së, përkundrazi ai tha se ka edhe një ekspert që ka qënë ministër i PD-së, ish-kandidat për deputet, ish-kandidat humbës për deputet.

Në vijim Rama sulmoi ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani kur tha se nuk ka kuptim përcaktimi dy drafte të qeverisë pasi ministria e Drejtësisë është qeveri. Nuk ka draft të ministrisë së Drejtësisë por të eskpertëve tha ai. Bile këtë gjë e ka thënë edhe Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY