VIDEO/ Lorik Cana ndryshoi “kodin e veshjes” në TV francez

VIDEO/ Lorik Cana ndryshoi “kodin e veshjes” në TV francez

87
0
Shares

Që një futbollist të jetë i ftuar në emisionin “Canal Football Club” nuk është diçka e re, por kur njëri prej tyre arrin t’i japë një rrjedhë tjetër emisionit atëherë përbën lajm.
Aq më tepër kur bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Lorik Cana.
Mediat e huaja e kanë quajtur “ndryshim në kodin e veshjes” dhe ky fenomen ka ndodhur që kur në studio ishte i ftuar Lorik Cana.
Kur ftohen futbollistët në këtë emision secili prej tyre përpiqet të vijë me një stil të veçantë veshjeje.
Huffington Post e ndan “kodin e veshjes” në dy periudha në këtë sezon të emisionit: Para dhe pas Lorik Canës.
“Në fakt, shkruan Huffington Post, që kur lojtari i Nantes doli në emision më 18 tetor me një kostum të bukur gri dhe një kravatë blu, të ftuarit pas tij ndoshta u ndjenë të detyruara për të imituar stilin e tij në veshje. Përpara se Loriku të ftohej në emision dhe të vishej me kostum, futbollistët e tjerë vinin të veshuar më sportivë, qoftë edhe më një bluzë të thjeshtë”.
“Canal Football Club” është një emision që mesatarisht ka 1.4 milionë shikues ndërsa rekordin e ka arritur më 8 nëntor të vitit të kaluar me një shikueshmëri prej 1.8 milionë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY