Skenari që mori 300 mijë dollarë në kompaninë e burrit të Mimoza...

Skenari që mori 300 mijë dollarë në kompaninë e burrit të Mimoza Hafizit

60
0
Shares

Kompania e vjedhur dje i përket edhe deputetes socialiste Mimoza Hafizi e cila ka aksioner të shoqin. Ngjarja ndodhi mëngjesin e të dielës, ndërsa autorët mundën të merrnin pa thyerje kasafortën e zyrës në të cilën ndodheshin rreth 300 mijë dollarë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se vjedhja është kryer pa thyerje.

Nisur nga kjo, dyshohet se personat që kanë kryer vjedhjen të kenë pasur kopje të çelësave dhe kanë mundur të marrin kasafortën.

Administrator i kompanisë është Sherif Rakipaj.

Nga dëshmitë e marra nga policia është mësuar se autorët janë afruar me një triçikël që përdoret për transport mallrash të vjetra, për t’u fshehur më mirë. Nga informacionet e marra nga policia dyshohet se autorët kanë qenë së paku tre persona të veshur me xhupa me kapuç dhe së bashku mundën të zbrisnin kasafortën duke u larguar në drejtim të panjohur.

Pamjet e disa kamerave filmike, të zonës aty pranë nuk e kanë ndihmuar policinë për të zbardhur krimin. Hetuesit ndërkaq kanë shoqëruar në ambientet e policisë së paku 10 persona të dyshuar për ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY