ZYRTARE/Vjollca Hoxha drejtoresha e re e Top Channel

ZYRTARE/Vjollca Hoxha drejtoresha e re e Top Channel

346
0
Shares

Nga sot Top Channel do të drejtohet nga Vjollca Hoxha, aktualisht edhe presidente e kompanisë më të madhe mediatike në Shqipëri. Ljami është njoftuar nga vetë televizioni top channel.

Sipas njoftimit të televizionit, ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë.

Top Channel dhe Top Media falenderojnë zotin Joti për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë, thuhet në lajmin e transmetuar nga top channel.

Në vijim televizioni shprehet optimist për të ardhmen e tij edhe nën drejtimin e stafit të zonjës Hoxha. “Top Channel ndërkohë hap një faqe të re dhe të shumëpritur nga shikuesit e tij të shumtë, si televizioni më i ndjekur i shqiptarëve, tashmë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të presidentes së Top Medias, zonjës Vjollca Hoxha”, theksohet në njoftim.

Vjollca Hoxha është e veja e Dritan Hoxhës, themeluesit dhe drejtuesit të parë të Top Channel e më pas Top Medias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY