NGJARJE E RENDE/Vret veten dhe gruan në sy të vajzës ne Sarande

NGJARJE E RENDE/Vret veten dhe gruan në sy të vajzës ne Sarande

43
0
Shares

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje sot në mëngjes në Sarandë.

Rreth orës 08:55, një person ka vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe veten, brënda në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të qytetit të Sarandës, ku shtetasi: Afrim Uzo, ka qëlluar me armë zjarri “Automatik” bashkëshorten e tij, shtetasen e quajtur: Lina Uzo, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më pas, ky shtetas ka qëlluar edhe veten e tij, për pasojë ka gjetur vdekjen gjithashtu.

Mendohet se viktimat janë rreth moshës 45-50 vjeç.

Në banesë ka qenë prezente edhe vajza e tyre e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje depresioni.

Shërbimet e Policisë bashkë me grupin e ekspertëve mdodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY