Ambla, vajza e parë që erdhi në jetë këtë vit, një çek...

Ambla, vajza e parë që erdhi në jetë këtë vit, një çek nga Veliaj

158
0
Shares

Fëmija i parë që erdhi në jetë në këtë vit të ri është një vajzë. Ajo lindi 5 minuta pas mesnate, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Ajo lindi në orën 00:05, me lindje cezariane, peshon 3.5 kg dhe është 50 cm e gjatë. Nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë”, deklaroi infermierja që u kujdes për procesin.

Vajza quhet Ambla Shahu dhe është fëmija i parë i 25-vjeçares Iselva Shahu.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi çekun e parë duke thënë se do të rikthejmë traditën për të gjithë fëmijët që lindin në Tiranë, duke i hapur një llogari bankare me 5 mijë lekë të reja.

“Ne sapo kemi kaluar buxhetin dhe kemi rikthyer një kontribut që çdo fëmijë që lind në Tiranë, pasi regjistrohet në gjendje civile, merr një 50 mijë lekë. Këto 50 mijë lekë ndoshta nuk zgjidhin të gjitha nevojat e saj, por janë një mënyrë për t’i hapur një llogari bankare, në mënyrë që kur ajo të rritet të mos na harrojë neve që do jemi bërë pleq. Gëzuar”, tha Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY