Franca dekoron shkrimtarin Ismail Kadare

Franca dekoron shkrimtarin Ismail Kadare

55
0
Shares

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është dekoruar me titullin Legjoni i Nderit nga shteti francez.

Lajmin për këtë vlerësim prestigjoz për emrin më të njohur në rang ndërkombëtar të letërsisë shqiptare bëhet i ditur nga mediat franceze.

Sipas burimeve mediatike, zotit Kadare i është akorduar titulli Komandant i Legjonit të Nderit.

Bëhet fjalë për një tjetër çmim të rëndësishëm për këtë shkrimtar, pas atij të pak viteve më parë në Spanjë, Princi i Asturias.

Në listën e të dekoruarve pas vdekjes ishin 15 pjesëtarë të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”, që humbën jetën gjatë sulmeve në redaksinë e saj, në janar 2015.

Titulli Legjoni i Nderit jepet çdo vit në Francë për personalitet më të spikatura. tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY