13-vjeçarja, tri javë prostitutë në Beograd

13-vjeçarja, tri javë prostitutë në Beograd

43
0
Shares

U josh nga fqinji, i besoi në emër të dashurisë, por përfundoi e dhunuar dhe prostitutë në Beograd.

Viktimë e abuzimit është një vajzë vetëm 13-vjecare nga Gjilani.

Për tri javë rresht, trembëdhjetëvjeçarja nga Gjilani kishte qëndruar larg shtëpisë së saj, raporton KTV.

Ishte joshur seksualisht nga fqinji dhe në këtë mënyrë ai kishte arritur që nëpërmjet rrugëve ilegale ta dërgojë në Serbi.

E mitura, të cilës në mbrojtje të saj, televizioni nuk ka dashur t’ia zbulojë identitetin, ka rrëfyer vet ngjarjen.

Fillimisht ajo thotë se e ka takuar në një dyqan dhe se aty kishte filluar gjithçka.

Thotë se më pas ka kuptuar se personi në fjalë nuk e donte me të vërtetë por, sipas saj, kur kishte provuar të largohej, kishte marrë kërcënime me jetë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila në bashkëpunim me atë të Serbisë, ka arritur ta rikthejë të miturën në Kosovë.

Ndaj A.K. ka nisur hetime edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit për veprat penale: keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare dhe kontrabandim me migrantë.

Prokuroria e Gjilanit ka thënë për TV Artën se hetimet janë në procedurë e sipër dhe se personi i dyshuar për momentin nuk është kapur ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY