VIDEO/Urimi i Edi Ramës për vitin e ri, një ndjesë

VIDEO/Urimi i Edi Ramës për vitin e ri, një ndjesë

70
0
Shares

Kryeministri Rama u është drejtuar shqiptarëve përmes një mesazhi urimi postuar në mediat sociale, ku thekson se reformat e ndërmarra nga Qeveria e tij do të vazhdojnë me shumë vendosmëri gjatë 2016-ës. Nga ana tjetër, Rama u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që ende nuk kanë mundur të ndjejnë rezultatet e punës së Qeverisë.

Një album me kartolina që ekspozon punën e qeverisë së tij në këto vite, ishte dhurata që Kryeministri Rama u bëri shqiptarëve të cilët e ndjekin në mediat sociale. Më pas postoi edhe një video ku duke folur direkt me ta, u mundua të shpjegonte se nuk bëhej fjalë për një produkt elektoral por për një dëshmi përmbledhëse e rezultateve të ekipit që drejton.

Pavarësisht ngjyrave të bukura, Kryeministri duket se është i vetëdijshëm se shumë prej shqiptarëve nuk e gjejnë veten në kartolinat e kuruara nga stafi i tij. Ndaj dhe kërkon falje, para se të urojë për Vitin e Ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY